Në cermoninë përkujtimore të organizuar nga Policia e Shtetit, Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, si dhe familjar të policëve të rënë në detyrë kujtuan dhe nderuan të rënit në detyrë, duke vendosur kurora pranë “Memorialit kushtuar policëve që dhanë jetën pwr jetën”.
Pas saj në orën 11.00 kryeministri Berisha, ministri i Brendshëm Flamur Noka, Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtues të tjerë të lartë marrin pjesë në ceremoninë zyrtare e cila mbahet në hotel Tirana.
BERISHA: FALE JUSH HYME NE NATO, LIBERALIZUAM VIZAT
Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha deklaroi se përulet "me nderimin më të madh para qindra e qindra oficerëve, efektivave, inspektorëve dhe punonjësve të policisë së shtetit që gjatë këtyre 100 viteve, ranë për tu bërë të pavdekshëm në mbrojtje të rendit, qetësisë dhe pasurisë së qytetarëve shqiptarë". Ai i shprehu Mirënjohje dhe nderimin më të madh familjeve të të rënëve dhe vlerësoi profesionalizmin e policisë së Shtetit.
"Pa punën tuaj, përkushtimin, vendosmërinë dhe trimërinë tuaj, pas vitit 2005 në luftën kundër bandave që në simbioze me pushtetin u bënë famzeza në mbarë Europën, dhe 206 grupeve kriminale që bënë ligjin në rrugë, Shqipëri dhe shqiptarët nuk do të ishin anëtarë të NATO-s...me përkushtimin dhe seriozitetin tuaj, më mirë se cdo institution tjetër përmbushët detyrimet tuaj në procesin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve.Me punë tuaj të shkëlqyer ju bëtë që ai skepticizëm që ekzistonte ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve , për heqjen e vizave, të zhdukej pasi faktuat seriozitetin më të madh në menaxhimin e kufijve”- tha Berisha.
Ministri i Brendshëm vlerësoi se Policia e shtetit me punën e saj bëri të mundur garantimin e shtetit të së drejtës, duke respektuar jetën e gjithësecilit. Falë punës së policisë së shtetit, theksoi Ministri i Brendshëm, "Shqipëria nuk cilësohet më si vend tranzit i drogave të forta dhe tashmë ka hyrë në një etap të re në luftën kundër krimit të organizuar.”-tha Noka.
(foto: ceremonia ne hotel Tirana)
PARADA TE SHESHI SKENDERBEJ, NISHANI: SOT DITE REFLEKTIMI
Ndërsa, në orën 12.00 në sheshin "Skënderbej" u zhvillua parada e trupat policore dhe mbajti fjalën e tij edhe presidenti i republikës, Bujar Nishani.
Presidenti vlerësoi se në këtë 100 vjetor, Policia vjen si një organizatë e një vendi dhe një shoqërie demokratike".
"Kjo Agjensi vjen me mentlitetin e organizatës së ndihmës për komunitetin, vjen me një trup të arsimuar dhe trajnuar për të gjitha sfidat që kërcënojnë një shoqëri të hapur dhe të zhvilluar, vjen si një partnere e denjë e bashkëpunimit ndërkombëtar, në luftën ndaj krimit të organizuar", theksoi Presidenti Nishani duke shtuar se shqiptarët shprehin nderim të madh sepse ata ndihen më të sigurtë.
"Shqiptarët kanë mirënjohje për të gjithe Ju antarë e anëtare që kontribuoni në këtë Organizatë, duke qenë të gatshëm në 24 orë për t'u përballur me krimin dhe keqbërësit. Shqiptarët kanë respekt të madh për Ju sepse ata lëvizin sot të lirë në mbarë europën, ku padyshim angazhimi Juaj ka qenë i një rëndësie parësore. Shqiptarët kanë besim të madh tek Ju sepse keni vendosur një partneritet të shkëlqyer me policitë e vendeve mike, theksoi Nishani.
Duke kërkuar reflektim për sfidat e së ardhmes, Presidenti Nishani tha se, "e ardhjma jonë është padyshim e sigurtë dhe e ndritur në familjen europiane dhe strukturat më të fuqishme euroatlantike. Ndaj kërkoj nga Ju të vijoni fuqishëm me reformat, të risni standartet e shërbimit dhe aftësitë profesionale në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve, duke respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe parimet kushtetuese të shtetit ligjor".
(foto: Parada te sheshi "Skenderbej")
E krijuar më 13 janar të vitit 1913, pak javë pas shpalljes së pavarësisë së vendit, Policia shqiptare ka përshkruar një rrugë të gjatë, duke u përballur me sfida të mëdha, transformime rrënjësore si në aspektin strukturor e organizativ, ashtu dhe në atë legjislativ e konceptual, për të ardhur në ditët e sotme, si një strukturë e rëndësishme e shtetit, që aplikon filozofinë bashkëkohore të Policimit në Komunitet.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)