Policia e Shtetit: 474 persona të
proceduar për 470 ndërtime pa leje

Policia e Shtetit: 474 persona të<br />proceduar për 470 ndërtime pa leje
TIRANE - Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme statistikat paraprake mbi zbatimin e masave të posaçme të ndërmarra kundër krimit mjedisor dhe fenomenit shqetësues të ndërtimeve pa leje. 

Në kuadër të këtyre masave, Policia bën me dije se janë evidentuar 470 raste të ndërtimeve abuzive, për shkak të të cilave janë proceduar penalisht dhe 474 shtetas, të cilësuar ligjërisht si autorë të këtyre ndërtimeve. Gjithmonë sipas Policisë së Shtetit, masa e arrestit në flagrancë është vënë në praktikë për ata qytetar të cilët kanë ndërtuar pa leje në tokë publike apo të një personi të tretë. Deri më tani për rastet në fjalë janë arrestuar 34 persona.

Gjithashtu 426 shtetas të tjerë ndiqen penalisht në gjendje të lirë. Për 14 shtetas janë nxjerrë fletët e arrestit dhe aktualisht janë të shpallur në kërkim.

Ndërkohë që autoritetet bëjnë të ditur se “në çdo rast të konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit janë kryer veprimet procedurale përkatëse, duke bërë dhe pezullimin e punimeve në objektin e ndërtuar në mënyrë abuzive”, vetëm ditën e djeshme janë proceduar penalisht 26 persona ku në një rast është dhënë dhe masa e arrestit dhe në një person tjetër është shpallur në kërkim.

Më poshtë rastet e evidentuara sipas Drejtorive të Policisë në Qarqe:

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë evidentuar 118 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 118 persona, nga të cilët 9 janë arrestuar në flagrancë, 103 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 6 shtetas janë shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Durrës, janë evidentuar 66 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 67 persona, nga të cilët 6 janë arrestuar në flagrancë, 61 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan janë evidentuar 64 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 64 persona, nga të cilët 1 është arrestuar dhe 62 ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier janë evidentuar 41 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 42 persona, nga të cilët 4 janë arrestuar në flagrancë, 36 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë janë evidentuar 20 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 20 persona, nga të cilët 1 është arrestuar në flagrancë dhe 19 ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë janë evidentuar 22 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 22 persona, nga të cilët 2 janë arrestuar në flagrancë, 19 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë evidentuar 12 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 12 persona, nga të cilët 3 janë arrestuar dhe 9 ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë evidentuar 14 raste, për të cilët ndiqen në gjendje të lirë 14 shtetas.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat, janë evidentuar 34 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 34 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë evidentuar 44 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 44 persona, nga të cilët 8 janë arrestuar, 35 prej tyre ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër janë evidentuar 26 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 27 persona, të cilët ndiqen në gjendje të lirë.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës janë evidentuar 9 raste të ndërtimeve pa leje, janë proceduar 10 persona, nga të cilët 7 ndiqen në gjendje të lirë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale