Policia e Shtetit i jep përfundimisht ish-efektivit motorin me të cilin patrulloi për 22 vite

Policia e Shtetit i jep përfundimisht ish-efektivit motorin me të cilin patrulloi për 22 vite

Xhemil Haluli

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka vendosur ti rikthejë motorin e policisë ish-efektivit, Xhemil Haluli, i cili tashmë ka edhe certifikatën e pronësisë.

Ka qenë ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili vendosi që Xhemil Halulit pas 45 viteve shërbim në polici t’i dhurohej në ceremoninë e daljes në pension mjeti më të cilin patrulloi për të paktën 22 vite.

Por, shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Erion Ahmeti firmosi një shkresë më 16 mars të këtij viti, ku kërkoi kthimin e motorit pasi në të kundërt Xhemil Haluli do përballej më një gjobë të majme.

Shkak për këtë sipas Ahmetit është bërë shkelja e procedurave ligjore nga paraardhësit e tij dy vite më parë kur ia dhuruan ish-policit rrugor.

Ndërkohë me ndërhyrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë u përpilua dokumentacioni i rregullt që mjeti të kalonte përfundimisht në pronës të Xhemil Halulit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dritani: 31/03/2018 11:28

    Shume skandaloze...Tallen me 1 njeri shume serioz e te ndershen i cili ka kontribuar me rigorozitet ne policine rrugore e nje si ai nuk i vjen mè kesaj policie.Vetem nga keto gjeta nuk e mendojne se cfare traume i japin emocionalosht nje pencionisti qe ja japin e ja marrin e sikur te jete nje loder e nje femije kopshti..Policia qe duam..

    Përgjigju
  • Atdheu: 31/03/2018 10:43

    Shikoni sa e turpshme eshte situata.Perfaqesuesi i Shtetit ja ka dhuruar motorin, pastan po nie perfaqesues i shtetit ja kerkon mbrapsht se ja perfaqesuesi i meparshem ja ka bere procedure gabim. ok. Po pse kerken qe ky nese se kthen do paguaj gjobe te majme. Ketu eshte pislleku i administrates se shtetit tone te dashur.

    Përgjigju
  • zani: 30/03/2018 23:52

    Skandaloze, si ka mundesi qe ekane bere. Kthe motorin....po atij shteti ja dha

    Përgjigju
  • Ben: 30/03/2018 22:45

    Mendoj se kete shefin e policise rrugore duhet shkarkuar urgjentisht.

    Përgjigju
  • Erjon: 30/03/2018 22:06

    Policia rrugore esht kthyer ne cerdhe hajdutesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia