Kryeministri Edi Rama në një postim të fundit të Twitter, ka publikuar shifra nga numri i vrasjeve në Shkodër, përgjatë viteve të fundit. Rama thotë se policia e Shtetit ka folur me vepra jo me fjalë. Kryeministri i është përgjigjur kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas deklaratave të këtij të fundit në Elbasan, ku tha se kontrollin e vendit e kanë bandat.

Rama thotë se “Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s'ia vlen të merresh.“

 

Të dhënat e postuara nga Rama në Twitter

Reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama në Twitter:

E vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s'çan dot në tregun mediatik.Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s'ia vlen të merresh.

Deklaratat e Ramës vijnë pak orë pasi policia e Shkodrës finalizoi operacionin për kapjen e të dyshuarve për vrasjet e fundit në këtë qytet. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 shtetas, ndërsa 20 të tjerë u shoqëruan.