Tiranë, 29 Mars/ATSH/.-Gjatë javes që kaloi 110 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE kanë kryer kontrolle të përbashkëta në 7.912 raste për evidentimin e autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike. Si rezultat i kontrolleve të kryera në abonentë biznesi dhe familjarë, janë evidentuar 61 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 61 autorë, njoftoi te dielën zyra e shtypit te Ministrise se Brendshme, duke cilësuar se puna e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, vijon në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike. Nga sa me siper janë arrestuar në flagrancë 13 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, janë shpallur në kërkim 21 persona ndersa ndiqen në gjendje të lirë 27 persona . Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 punonjës të OSHEE, me detyrë Elektriçist, (2 në Durrës e 1 në Sarandë), për abuzim me detyrën. Po gjatë javes qe u mbyll, janë ndërprerë 4.350 lidhje të abonentëve debitorë dhe 61 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 111 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina. Policia e Shtetit dhe OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së, sipas njoftimit te zyrës së shtypit të Ministrisë së Brëndshme.
/f.n/











