Agjentët në terren, policia plan masash shtesë për parandalimin e zjarreve dhe kapjen e autorëve

Agjentët në terren, policia  plan masash shtesë për parandalimin e zjarreve dhe kapjen e autorëve

Foto ilustruese

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi sot se janë regjistruar 91 vatra zjarri në 17 ditë, nga data 10 shtator deri në 27 shtator, ndërsa pjesa më e madhe sipas saj janë të qëllimshme. Nisur nga situata Policia e Shtetit ka hartuar një tjetër plan masash shtesë. Të gjithë Specialistët e Zonave kanë marrë detyrë dhe janë shpërndarë në të gjitha zonat që ata mbulojnë, ku kanë rimarrë dhe po vijojnë kontaktet me të gjithë barinjtë që kanë kullota në shfrytëzim, apo me banorët të cilët nga pakujdesia shkaktojnë zjarr ku shpesh këto zjarre kanë dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar pasoja në pronën private.

Sipas policisë, po koordinohen veprimet me shtabin e emergjencave në Prefekturë, përfaqësuesit e njësive administrative dhe drejtoritë/inspektoratet rajonale të Mjedisit/pyjeve për të bërë të mundur parandalimin e zjarreve si dhe për të evidentuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia. Zëvendës/Drejtorët e Policive Vendore po zhvillojnë takime me banorë të zonave bujqësore dhe blegtorale me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për të parandaluar zjarrvënien e qëllimshme për të hapur kullota apo edhe zjarrvënien nga pakujdesia.

Gjithashtu janë angazhuar për parandalimin e zjarrvënies, si dhe për evidentimin e autorëve edhe agjentët e Policisë Kriminale. Gjithmonë sipas policisë, si rezultat i zbatimit të masave shtesë, javën e fundit janë evidentuar dhe proceduar penalisht 24 autorë të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia, në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë , Berat , Elbasan , Lezhë, Shkodër e Korçë. Janë arrestuar në flagrancë 3 autorë, janë ndalur dy si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Në javët e fundit janë regjistruar disa vatra zjarri në Finiq, Fier, Patos, Lezhë, Pukë dhe Kavajë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi