Policia kufitare e kantonit Zug të Zvicrës ka shpëtuar një dre, i cili ishte duke u mbytur në ujë. Për shpëtimin e kafshës u përdor anija patrulluese, ku pas gjetjes së vendodhjes së drerit, e dërguan atë në breg.
Më pas policët e kthyen drerin në pyll, ku mund të marrë veten nga vështirësitë që përjetoi. Ky ishte një operacion i pazakontë për policinë kufitare, si dhe atë të mbrojtjes së ambientit.
Por ky gjest i policisë është për t'u vlerësuar, pasi këto kafshë përveç se janë të bukura, janë edhe të rralla në habitatin e tyre.
( Policia kufitare e Zvicrës duke ndihmuar drerin, i cili ishte duke u mbytur në ujë )