Policia ekzekuton vendimin e prokurorisë për arrestimin e deputetëve Frroku dhe Doshi
-Kuvendi miratoi me 80 vota pro kërkesën e Prokurorisë për vijimin e hetimit penal ndaj dy deputetëve- TIRANË, 26 Mars /ATSH/ -Deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku janë arrestuar pasditen e sotme nga Policia e Tiranës. Burime pranë policisë së Tiranës theksojnë se forcat e Policisë kanë bërë arrestimin e Mark Frrokut në një lokal në […]
Deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku janë arrestuar pasditen e sotme nga Policia e Tiranës.
Burime pranë policisë së Tiranës theksojnë se forcat e Policisë kanë bërë arrestimin e Mark Frrokut në një lokal në afërsi të banesës së tij, që rezulton dhe në pronësi të familjes.
Po ashtu është arrestuar dhe Tom Doshi në banesën e tij. Blut e kryeqytetit njoftojnë se arrestimi i dy ligjvënësve është bërë pasi prokuroria ka dorëzuar urdhër arrestet.
Akuzat e prokurorisë për Doshin dhe Frrokun
Neni 305
Kallëzimi i rremë
Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Neni 305/a
Deklaratat e rreme përpara prokurorit
Kushdo që, gjatë hetimeve apo procedimeve penale, i pyetur nga një prokuror që të japë informacionin e duhur lidhur me hetimin, jep të dhëna, me gojë ose me shkrim, që ai e di se janë, tërësisht ose pjesërisht, të rreme apo fsheh fakte ose prova, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit.
Dispozitat e këtij neni nuk janë të zbatueshme në rast se akti është kryer në çdo fazë të procedimit penal nga një person i dyshuar ose i pandehur për veprën penale ose nga dikush, që duhej të ishte përjashtuar nga kërkesa për informacion apo për të dëshmuar, për çdo arsye të ligjshme, ose që nuk ishte paralajmëruar për të drejtën për të mos dëshmuar apo për t'iu përgjigjur pyetjeve.
Neni 312/a
Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë
Kanosja ose vepra të tjera dhune, që i bëhen personit për të siguruar deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë ose për të refuzuar kryerjen e detyrave të tyre përpara organeve të ndjekjes penale dhe gjykatës dënohet me burgim nga një deri në katër vjet. /atsh/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.3%
-
Jo
48.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK
6 Janar, 07:25
-
Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A
5 Janar, 22:54
-
Visar Zhiti: 470 vjet Meshar dhe një lutje presidentit
5 Janar, 22:49
-
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'
5 Janar, 22:40
-
Terri në gjysmën e vendit për 1 orë, zëvendësi i Ilir Metës ja vë fajin dy TEC-eve lundruese që erdhën nga SHBA
5 Janar, 22:39
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
5 Janar, 22:10
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit
5 Janar, 21:34
-
Zbulohet ditari i panjohur i Gjergj Dimitrovit: Jugosllavët kanë frikë se Stalini po ua heq Shqipërinë nga duart
5 Janar, 21:27
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
5 Janar, 20:37
-
VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë
5 Janar, 20:36