DURRES - Policia e Durrësit ka bërë të mundur gjetjen e dy të rinjve që ishin deklaruar të zhdukur nga familjarët e tyre. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se specialistët për krimet kanë arritur të gjejnë 22-vjeçarin D.H. 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte larguar nga banesa që prej datës 15 tetor. Mësohet se 22-vjeçari ka deklaruar në polici se ishte larguar me dëshirë nga banesa.

Gjithashtu policia gjeti edhe 17-vjeçarin A.K., banues në Maminas, i cili ishte deklaruar i humbur nga babai i tij që prej datës 19 gusht 2016. Edhe 17-vjeçari deklaroi përpara oficerit të policisë gjyqësore se ishte  larguar me dëshirë.

Mësohet se të rinjtë nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që i shtynë të largoheshin nga banesat e tyre.

NJOFTIMI I POLICISE:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur gjetjen e shtetasit:
• D.H. 22 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 24.10.2016 ka bërë kallëzim vëllai I tij, shtetasi N.H. 32 vjeç, pasi më datë 15.10.2016 I ishte larguar nga banesa vëllai.
Shtetasi i mësipërm deklaron përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore që është larguar me dëshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak bënë të mundur gjetjen e shtetasit:
• A.K. 17 vjeç, banues në Maminas.
Më datë 26.08.2016 ka bërë kallëzim babai i tij, shtetasi B.K. 51 vjeç, pasi më datë 19.08.2016 ishte larguar nga banesa djali.
Shtetasi i mësipërm deklaron përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore që është larguar me dëshirë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(shqiptarja.com)