Dy ditë pas ekzekutimit të Artan Cukut, ish-drejtor i Policisë së Vlorës duket se policia ka rënë në gjurmët e vrasësit të tij.
 
Policia ka gjetur disa rroba të braktisura pranë postës nr.8 në kryeqytet të cilat dyshohen se i përkasin vrasësit të Cukut.
 
Rrobat e gjetura ngjajnë me ato që kishte veshur vrasësi që u pikas nga kamerat e sigurisë ditën që u ekzekutua ish-drejtori i policisë.
 
Ekspertët po ekzaminojnë rrobat e gjetura për të përcaktuar nëse i përkasin vrasësit të Cukut.

Artan Cuku, 42-vjeç është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen së shtunës në rrugën e "Kosovarëve", në Tiranë.
 
Cuku ka qenë pranë banesës së tij, në hyrje të pallatit, kur sapo u nda nga gruaja dhe dy fëmijët u qëllua nga dy persona të armatosur.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në një zonë mjaft të populluar të kryeqytetit, rrugës nga Komuna e Parisit në drejtim të Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës.
 
Sipas dëshmitarëve, personat që kanë kryer atentatin dyshohet të jenë janë larguar me një motor në drejtim të Saukut.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com