Një aksion antidrogë i policisë greke në periferi të Athinës, është finalizuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kanabis. 

Afro 1 ton kanabis është gjetur brenda një kamioni të parkuar në zonën e Afidnes, një fshat disa km larg kryeqytetit grek, i cili qëndronte aty i palëvizur prej disa ditësh.  

Policia arriti të sekuestrojë lëndën narkotike që ndodhej brenda në kamion, ndërsa menjëherë ra edhe në gjurmët e trafikantëve.

Gjashtë persona ranë në prangat e policisë të cilët janë shqiptarë dhe grekë.

Dyshohet se një nga grekët e arrestuar, është një prej baronëve të trafikut të drogës në të gjithë Europën. Policia thotë se kjo sasi droge ka ardhur nga Shqipëria, për t'u nisur drejt vendeve të Europës Perëndimore ku edhe do të tregtohej.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com