MALIQ- Rodolf Merolli nga fshati Vloçisht ka denoncuar në polici efektivin Artan Lilollari dhe shefin e Krimeve të Komisariatit Ilir Hamza, pasi pretendon se këta të fundit kanë ushtruar dhunë fizike mbi të.
 
Merolli dyshohet si autor i një grabitjeje të një banese në fshatin Vloçisht. Ai shprehet se teksa Policia ka ardhur të bëjë një kontroll në banesën e tij, Lilollari dhe Hamza e kanë dhunuar atë.
 
Sipas Merollit, ka dëshmitarë vajzën dhe kryeplakun e fshatit dëshmitarë të dhunës.
 
“Do i denoncojë në Prokurori dhe SHÇBA veprimet arbitrare të efektivëve të Komisariatit të Maliqit. Dhuna ndaj meje e pajustifikuar, isha i gatshëm të jepja sqarime për policinë”, shprehet Merolli.
 
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për veprën penale “Mosbindje ndaj Forcave të Rendit”. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)