Policia në aksion, 752 gjoba për
rripin, në pranga 26 shoferë

TIRANE - 752 qytetarë janë ndëshkuar gjatë fundjavës për mosvendosje të rripit të sigurimit, ndërsa 26 shoferë janë arrestuar, pasi janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, ose pa patentë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se vetëm gjatë 72 orëve të fundit janë pezulluar 166 leje drejtimi, nga të cilat 66 për alkool, 77 për shpejtësi dhe 23 për semafor e shkelje të ndryshme.

Gjithashtu policia rrugore ka vendosur 118 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 198 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 856 masa administrative për shpejtësi.

Policia bën të ditur se edhe në ditët në vijim do vijojë puna për parandalimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor me qëllimin rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
(shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar

Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar