Policia:Për 12 orë 11 të arrestuar
pezullohen 44 patenta, 595 gjoba

Drejtoria e Policisë Rrugore merr plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës.

Ndërsa vetëm në 12 orët e fundit janë arrestuar 11 persona, janë pezulluar 44 patenta dhe janë vendosur 595 gjoba.

Masa e marra janë për parandalimin dhe ndëshkimin e drejtuesve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Masa për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Masa edhe ndaj atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Masa këshilluese por edhe ndëshkuese edhe për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, e tjera masa plotësuese.

Në përmbushje të këtyre detyrave, gjatë 12 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 11 drejtues mjetesh, nga këta:

9 drejtues mjetesh në gjendje të dehur,

2 drejtues mjeti pa leje drejtimi.

Po në këtë kuadër janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat:

23 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit,

13 për shpejtësi tej normave të lejuara,

8 për semafor e shkelje të tjera.

Janë vendosur 209 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.

111 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 63 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, 

53 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe janë këshilluar rreth 106 drejtues të tjerë.

Si dhe 259 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet