RENEA zbarkon në Pogradec, 6 në pranga, 28 kontrolle banesash e 207 mijë euro të kapura! Arrestohet Fatjon Bono, më herët u hetua si përkrahës i ISIS, kërkohet vrasësi i kamerierit

POGRADEC- RENEA zbarkoi në Pogradec pas plagosjes me thikë të Nikolla Agollit këtë 11 janar në një berberhane, nga Sindi Syzo, një person me precedentë penalë.

Ndihmuar nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Operacionalja dhe Policia e Korçës, me një total prej 200 efektivësh, forcat blu kontrolluan 28 shtëpi të personave të lidhur me botën e krimit. 14 u shoqëruan në komisariatin e Pogradecit, dhe në fund 6 prej tyre u arrestuan. 

Konsideruar ndër më kryesorët në mesin e të arrestuarve, Fatjon Bono 35 vjeç kishte në shtëpi  86 mijë euro, qindra litra naftë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, dhe një makinë Land Rover të vitit 2018, të cilat u sekuestruan.

Fatjon Bono ka qenë më herët i arrestuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë pikëpamjet e rij radikale në përkrahje dhe rekrutim në grupin ekstremist ISIS, për të cilën vite më parë u la i lirë për mungesë provash.

Në banesën e një tjetër të arrestuar, Aldi Hoxha, 34 vjeç iu gjetën 121 mijë euro në valuta të ndryshme, 2 armë gjahu, pistoletë pa leje, municione dhe 2 thika fluturë. 
4 të tjerëve të arrestuar, Eris Çekani, 41 vjeç, Denis Xhemollari, 33 vjeç, Arbri Berberi, 47 vjeç, dhe Enxhi Xhemollari, 33 vjeç, iu gjetën thika, kokaine, shufra hekuri si të policisë dhe aparate celular me aplikacione për lojëra fati. 

Njëri prej tyre, Eris Çekani, rezulton të të jetë përplasur në mars të vitit 2023 me Sindi Syzon, personin ende në kërkim për plagosjen në berberhane, 

RENEA bastisi edhe banesën e të shumëkërkuarit për vrasje, Erjon Llapushi, siç shihet në pamje të siguruara nga Report Tv, por nga kontrollet rezultoi se nuk ishte në banesë. 

3 vite më parë ai kapi për fyti kamerierin Gazment Kurmaku për një tavolinë në restorant, e kërcënoi me thikë, e më pas e vrau, ngjarje për të cilën Prokuroria e Elbasanit ka kërkoi 20 vjet burg. Në 2020-ën, ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë e dënoi kërcënim me dhunë të kryer në bashkëpunim. Nuk dihet rrethanat se si ai fitoi lirinë për një vepër penale që dënohet deri në 8 vjet burg, ndërkohë që ka vijuar aktivitetin kriminal. 

Policia e Korçës thotë se operacioni është akoma në vijim.

TË ARRESTUARIT: 
Fatjon Bono, 35 vjeç
Aldi Hoxha, 34 vjeç
Eris Çekani, 41 vjeç 
Arbri Berberi, 47 vjeç
Enxhi Xhemollari, 33 vjeç

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
Pogradec/ RENEA i kontrolloi sot banesën, reagon familja e Erjon Llapushit: S'u gjet asnjë objekt i paligjshëm! S'kemi lidhje me të arrestuarit gjatë operacionit

1737136400_173713581420211009121757art.jpg

Erjon Llapaushi

Familja e Erjon Llapushit, shtëpia e të cilit është kontrolluar sot nga forcat RENEA, ka hedhur poshtë pretendimet se në banesë janë gjetur sende të jashtëligjshme.

Gjithashtu, në reagim thuhet se " asnje nga personat e proceduar penalisht diten e sotme nuk ka lidhje me Erjon Llapushin".

"Ne lidhje me kontrollin e ushtruar diten e sotme ne banesen e familjes (prinderve) te Erjon Llapushit ne Pogradec, ju bejme me dije se asnje objekt I paligjshem nuk eshte gjendur ne banese, gje lehtesisht e verifikueshme nga proces-verbali i dorezuar nga policia pas kontrollit, i cili ju vihet ne dispozicionon ne vijim te ketij komunikimi, si edhe nga komunikata e Policise se Shtetit ne platformen sociale Facebook. Gjithashtu, theksojme qe asnje nga personat e proceduar penalisht diten e sotme nuk ka lidhje me Erjon Llapushin, pervecse jane banore te te njejtit qytet.

Do te deshironim qe mediat të verifikojnë informacionet para se t’i publikojnë, dhe të kenë kujdes nga lajmet e rreme që mund të dëmtojnë individë",-thuhet në reagim.

Ora 16:10
SKEDA/ Kush janë 2 nga emrat e listës, e kaluara e tyre dhe pse u prangosën sot! Bonos iu gjetën 100 mijë euro, mik i Gjin Nikës

Fation Bono, një nga të arrestuarit

RENEA dhe Policia e Shtetit arrestuan sot në Pogradec 6 persona për krime të ndryshme, teksa ushtruan 28 kontrolle banesash për persona kontingjent krimi, me rrezikshmëri, të kërkuar apo në kushte flagrance.

U sekuestruan armë të ndryshme, drogë dhe sasi të mëdha lekësh, shumica në valutë. Dy prej të arrestuarve janë edhe persona të njohur për Policinë në të kaluarën, për aktivitete të ndryshme të paligjshme.

Ata janë Fation Bono, një mik i hershëm i Gjin Nikës, të cilët sot iu gjetën mbi 100 mijë euro në banesë dhe Eris Çekani, të cilit iu kapën thika dhe municion, kurse në të kaluarën është përfshirë në konflikte të dhunshme në aksin Elbasan-Pogradec.

Eris Çekani

Sipas skedës policore, Eris Çekani rezulton i përfshirë më 4 Mars 2023 në një konflikt në Pogradec, për të mosmarrëveshjeve për makinat që jepeshin me qira.

Sherri mes tyre nuk ka përfunduar me aq, por të rinjtë, të cilët udhëtonin me dy makina, kanë ndjekur njëri-tjetrin si nëpër filma, deri në në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”. Në ndjekje përplasën edhe makinat mes tyre. Në pranga kanë rënë dy nga të rinjtë, ndërsa tre të tjerët kanë arritur të largohen.

Në pranga në atë kohë ranë dy të rinjtë, Eris Cekani, 39-vjeç dhe Gledis Dikellari, 23-vjeç, të dy banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim të rinjtë M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Sindi Syzo, 28 vjeç dhe B. Syzo, 31 vjeç, vëllezër, të dy banues në Pogradec. Kurse më 26 prill 2023 u bë arrestim tjetër i Marjo Xhangollit, pasi në bashkëpunim me vëllezërit Syzo, të cilët kërcënuan dhe i përplasën makinën Eris Çekanit.

Në bashkëpunim me Sindi Syzon dhe vëllain e këtij të fundit, më 18 prill, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, përplasën qëllimisht, me automjetin e tyre, automjetin e një 39-vjeçarit Eris Çekanin. Këtë të fundit e kanosën, i dëmtuan me sende të forta automjetin dhe më pas u larguan me shpejtësi, nga vendngjarja. Xhangolli është mik i Sindi Syzos, i cili e ka të hershme historinë e konfliktit me Çekanin.

Kurse sot (17 janar), Çekani u arrestua për veprat penale "prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Nga kontrolli i ushtruar ne banesën e tij i janë gjetur 3 armë të ftohta (thika) njëra prej tyre thike stilolaps si dhe fishekë model 56.

Fation Bono

Fation Bono një dekadë më parë cilësohej nga policia si ndër personat më të rrezikshëm. I riu nga Pogradeci u arrestua sërish sot për disa vepra penale.

Në vitin 2015 ai ishte prangosur nga uniformat blu, sepse ka qenë në kërkim si i dyshuar për vepra të rënda penale ‘plagosje të rëndë me dashje’, ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘kanosje’.

Bono atë kohë (13 Nëntor 2015), u kap në Unazën e Re, pranë një lokali nga ana e Forcës Posaçme “Shqiponja”.

Bono cilësohet se ka qenë pjesëtar i një grupi me rrezikshmëri te lartë që njihet për aktivitetin kriminal, siç ishte ai i Gjin Nikës. Nika ishte vrarë ndërkohë një vit më parë arrestimit të Bonos (2014) në një atentat, teksa dyshohej për vrasje pas konflikteve të kromit në zonën e Bulqizës dhe më gjerë. Gjithashtu Nika dyshohej edhe si vrasës me pagesë në atë kohë. Por Bono nuk ka pasur akuza direkte për këto krime të Nikës.

Kurse sot (17 janar), Bono është kapur në Pogradec për veprat penale "pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", "ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabande" dhe
"fshehja e të ardhurave". 

“Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur një shumë monetare prej 6 015 900 lek , 22520 euro, 3200 dinarë maqedonas 2675 dollarë amerikane të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur në ambient magazine ne banesën e tij  qindra litra naftë e dyshuar kontrabande nga Maqedonia e Veriut dhe një automjet i markës Land Rover, vit prodhimi 2018”, njoftoi policia.

Ora 15:35
Operacioni në Pogradec, policia arreston 6 persona, 28 banesa të kontrolluara dhe 200 forca në aksion! Sekuestrohen armë, drogë dhe para (VIDEO)

Policia e Korçës dha detaje nga rezultatet e operacionit të zhvilluar ditën e sotme (17 Janar), kryesisht në Pogradec, me qëllim kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shumëkërkuar apo të akuzuar për vepra penale.

Bëhet me dije se janë arrestuar 6 prej tyre duke goditur raste të armëmbajtjes pa leje, lëndëve narkotike dhe persona në kërkim.

Të ndaluarit janë Fation Bono, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbri Berberi, Aldi Hoxha dhe Enxhi Xhemollari.

Kontroll u ushtrua në banesat e 28 personave, teksa u sekuestruan armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike, para dhe sende të kundraligjshme. deri tani raportohet për 207 mijë euro të sekuestruara.

Në operacion u përshinë  200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria  Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.

Njoftimi i Policisë së Korçës:

Kontrolle intensive  për  goditjen e armëmbajtjes pa leje, lëndëve  narkotike si dhe për kapjen e personave në kërkim.

Kontrollet në kuadër të procedimit të nisur një javë më parë për veprën penale “Vrasja e ngelur në tentativë”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 11.01.2025, ku shtetasi S.S tentoi të vriste me mjet prerës shtetasin N.A.

Në operacion u përshinë  200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria  Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.

Sekuestrohen armë zjarri, armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike kokainë, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme. Vihen në pranga 6 shtetas dhe vijon puna për kapjen  shtetasve të tjerë.

Në kuadër të operacionit në bazë të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë mbi lejimin e kontrollit, u ushtrua kontroll në banesat e 28 shtetasve, në automjete dhe ambiente të ndryshme të dyshuara se mund të strehoheshin personat e  kërkuar.

Si rezultat i kontrolleve masive të kryera në të njëjtën kohë në të gjitha lagjet e qytetit Pogradec, u arrestuan në flagrancë ku nga kontrolli i ushtruar këtyre banesave janë arrestuar nè flagrance shtetasit :

•F.B, 35 vjeç, lindur dhe banues Vërdovë Pogradec , për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", "Ruajtja apo  depozitimi i mallrave kontrabande" dhe
"Fshehja e të ardhurave". Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur një shumë monetare prej 6 015 900 lek , 22520 euro, 3200 dinarë maqedonas 2675 dollarë amerikane të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar i janë gjetur në ambient magazine ne banesën e tij  qindra litra naftë e dyshuar kontrabande nga Maqedonia e Veriut dhe një automjet i markës Land Rover, vit prodhimi 2018.

•A.H., 34 vjeç, lindur dhe banues ne Pogradec për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe municionit" "Prodhimi , mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale". Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij i janë gjetur 2 arme gjahu dhe një pistoletë pa leje përkatëse, një sasi municioni luftarak, 2 armë te ftohta të llojit thika flutur si dhe një shumè monetare prej 5 043 560   lek, 31 810 euro , 22 915 dollarë amerikane, 685 700 dinarë maqedonas, 2920 dollarë kanadeze, 1550 franga zvicerane, 800 dollarë australiane, 620 paund.

•E.Ç., 41 vjeç lindur dhe banues në Pogradec, për veprat penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Nga kontrolli i ushtruar ne banesën e tij i janë gjetur 3 armë të ftohta (thika) njëra prej tyre thike stilolaps si dhe fishekë model 56.

•D.Xh., 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale "Prodhimi dhe  shitja e lëndëve narkotike", pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e llojit (kokainë).

•A.B, 47 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale " Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve tê ftohta" , pasi nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një armë e ftohtë (shufër hekuri me ngjyre të errët me doreze të gomuari të policisë)

•E.Xh., 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara" pasi nga kontrolli i ushtruar në dy aparatet e tij celular i janë gjetur llogari (accounte) në emrin për vendosjen e basteve sportive për shtetas të ndryshëm me qëllim përfitimi si dhe një shume monetare prej 200 000 mije leke të dyshuara te përfituara nga kjo veprimtari. Operacioni vijon”.
 

Ora 13:26
Bilanci i operacionit në Pogradec/ U kontrolluan 28 banesa, u sekuestruan 14 mln lekë dhe 26 mijë dollarë

1737100847_shoqerimetkorc.jpg

Operacioni i RENEA-s, 17 janar 2025

Report Tv zbulon detaje nga super aksioni i policisë së Korçës i ndihmuar nga forca elitë RENEA në Pogradec. Burimet bëjnë me dije se janë kontrolluar 28 banesa në total, brenda të cilave janë gjetur sende të jashtëligjshme të personave kontingjent kriminal dhe lidhje me ta.

Bëhet me dije se deri tani janë 14 të shoqëruar, të cilët po pyeten dhe në orët në vijim, për pjesën më të madhe të tyre do të ketë arrestim.

I shumëkërkuari Erjon Llapushi, sipas burimeve, nuk është gjetur për t’u arrestuar në shtëpinë e tij.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesa janë gjetur armë, sasi të konsiderueshme parash dhe lëndë narkotike. Blutë sekuestruan shotgun, pistoleta, përfshirë dhe modele të sofistikuara armësh maskuese si psh. thika në forma stilolapsi.

Në disa shtëpi të kontrolluara u gjetën 90 milionë lekë të vjetra në një shtëpi, 50 milionë lekë të vjetra në një shtëpi tjetër, 26 mijë dollarë, 500 kg karburant që dyshohet të jetë kontrabandë, si dhe sekuestruar edhe aparate celular që përdoreshin për lojëra fati. Në 3 banesa është gjetur edhe sasi lënde narkotike kokainë, informon Sokol Demam, gazetari i Report Tv.  

Ora 09:11
VIDEOLAJM/ RENEA bastis Pogradecin, momenti kur shoqëron një person

Report Tv sjell pamjet nga momenti kur RENEA dërgon në Policinë e Pogradecit një prej personave të shoqëruar nga operacioni i nisur që orët e para të mëngjesit të 17 janarit.

Me pranga në duar dhe pas shpine, siç shihet në video, dy efektivët e RENEA-s e shoqërojnë për në komisariat.

Ora 08:49
SKEDA/ 14 vjet krime, kush është Erjon Llapushi që i rrethoi RENEA banesën! Nga vrasja e kamarierit në Elbasan, plagosja, kanosja te zhvatja e pasurisë

Foto: Gazment Kurmaku (viktima) dhe Erjon Llapushi (autori i vrasjes)

RENEA bastisi sot Pogradecin në një operacion ku u rrethua edhe shtëpia e të kërkuarit Erjon Llapushi. 

Po cili është aktiviteti kriminal i Erjon Llapushit dhe si arriti ky personazh t’i shpëtonte ndëshkimit?

Tetor 2021 vrau kamarierin në Elbasan

Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan, më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, fillimisht e kërcënoi me një thikë, e më pas e goditi dhunshëm, duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis. Më 17 korrik të 2024, Prokuroria e Elbasanit kërkoi 20 vite burg në total për Llapushin për veprën penale "vrasje me dashje".

Maj 2021, arrestohet për trafik njerëzisht (lirohet) 

Në 29 maj të 2021, Erjon Llapushi është arrestuar nga policia, pasi po transportonte 24 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Një vepër e tillë penale, pra ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve në këmbim të parave, dënohet deri në 3 deri në 7 vite burg. Teksa shumë persona sot janë në burg për këtë vepër penale masive vitet e fundit, Erjon Llapushi, çuditërisht ishte i lirë dhe nuk dihet se sa ditë burg ka bërë. 

2019, Shtrëngim për dhënien e pasurisë (sërish i lirë)

Në vitin 2019, Erjon Llapushi, sa bashku me Saimir Frahollin, përmes presionit dhe shantazhit mundën të merrnin 17 për qind të aksioneve të një kompanie private, e cila ka si objekt transportin e udhëtarëve në linjat Pogradec-Korçë dhe Pogradec-Tiranë. Më pas, aksionet e rrëmbyera, i ia kanë shitur një personi tjetër.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka shpallur fajtor Erjon Llapushin për veprën penale “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim. Pavarësisht se ishte arrestuar më 2020, nuk dihen rrethanat se si Llapushi ka rritur të dalë nga qelia për një vepër penale që dënohet deri në 8 vite burg, ndërkohë që ka vijuar akvitetin kriminal.

2008, plagosje e rëndë me dashje

Në njoftimin e policisë së majit 2021, kur Erjon Llapushi u arrestuar për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, ka një detaj. Në njoftim thuhet se Erjon Llapushi kishte kryer më parë edhe një krim tjetër, atë të plagosjes së rëndë me dashje. Plagosja e rëndë me dashje dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. 13 vite më parë, në një lokal në qytetin e Pogradecit, Llapushi ka ka plagosur Mariglen Topuzin, ndërsa qëndronte bashkë me të.

Topuzi është qëlluar me armë zjarri, duke marrë një plagë në kokë dhe një plagë në gjoks poshtë zemrës. Llapushi është dënuar për këtë vepër penale. Por ky dënim është një precedent që komprometon rëndë drejtësisë, e cila ka zbutur dënimin deri edhe ‘amnistuar’ Erjon Llapushin për krimet e mëvonshme.

Armëmbajtje pa leje

Me kryerjen e veprës penale të plagosjes së rëndë me dashje, Erjon Llapushi ka kryer rrjedhimisht dhe automatikisht edhe veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Mbajtja e armëve pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga pesë deri në shtatë vjet. Erjon Llapushi është dënuar edhe për këtë vepër penale, ku nga bashkimi i dënimeve, i janë lehtësuar pozitat.

1 maj 2007, tentativë për vrasje

Në CV-në kriminale të Erjon Llapushit është edhe një tentativë për vrasje, ndodhur në më 1 maj të vitit 2007. Erjon Llapushi ka tentuar të vrasë më me armë zjarri Andi Sukollarin. Pas ngjarjes, Llapushi është shpallur në kërkim, arrestuar dhe më pas dënuar. Erjon Llapushi, pas kryerjes së dënimit për tentativën e vrasjes së Andi Sukollarit, ka plagosur rëndë Mariglen Topuzin.

Xh.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Helidon: 17/01/2025 17:09

    14 vjet hy e dilnne prokurori dhe gjykata? Po inpektoriati drejtsis c ben akoma pse nuk ul qepenat

    Përgjigju
  • moderni: 17/01/2025 16:05

    ky Llapushi ka shfaq tendenca te terrosizmit islamik...futini litarin legenit

    Përgjigju
  • XXX: 17/01/2025 15:54

    Futini plumbin e qerojini keta llapushrat e zarushat te pastrohet shqiperia.

    Përgjigju
  • Sunit myslymon: 17/01/2025 13:33

    Qenka fiks arnaut sunit myslymon Arab terrorist barbare

    Përgjigju
  • Gaga: 17/01/2025 11:50

    Polici dhe shtet leshi. Imagjino te kishim terrorr si ne turqi apo vende tjera sdo dinim nga te shkonim. Me ervinin dhe proden keq e me keq do shkoje

    Përgjigju
  • Anonymous: 17/01/2025 09:12

    Dhe kto nuk kapin dot i fshatar si erjon llapushi . I forti poradecin ahahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im

Itali/ Dita Botërore e Picës, 'Tgcom24' interviston picajolin shqiptar në Brescia, Endrit Rustemin! 34-vjeçari: Majaja dhe mielli shpëtimi im