Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përpos punës për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike, bregdetare e malore, gjatë sezonit veror 2014, vijon zbatimin e Planit të Veprimit për parandalimin, identifikimin e asgjesimin të bimëve narkotike në të gjithë territorin e vendit, duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme nga toka dhe ajri.
Në këtë kuadër, gjatë ditës së sotme, janë organizuar paralelisht operacione policore në territoret e Drejtorive të Policisë së Qarkut Durrës, Shkodër dhe Vlorë. Kështu, gjatë paradites së sotme, mbi bazën informacioneve të marra, u organizua një operacion policor për kontrollin e zonave malore të fshatrave Kërcaj, Mukje, Lidar dhe Zgërdhesh të Komunë Nikën të Rrethit Krujë. Nga kontrolli i këtyre territoreve u bë e mundur identifikimin dhe asgjesimi i 9991 rrënjë bime cannabis sativa. Nga veprimet e mëtejshme hetimore u identifikua dhe asgjesua një ton bime cannabis sativa, e cila u konstatua në gjendje të korrur dhe e vendosur në një serë për t'u tharë.
Realizimi i këtij operaioni polior u bë i mundur nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kruje dhe Drejtorisë së Policisë Durrës, me mbështjen e forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë.
Paralisht me këtë operacion, struktura policore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër dhe Vlorë, të mbështetura nga forca të FNSH-së, vijuan operacione policore për identifikimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike.
Nga strukturat e Drejtorisë së Qarkut Shkodër u identifikuan dhe u asgjesuan2600 rrënjë bimë narkotike, të mbjella në 10 parcela në territorin e Komunë Shkrel, Malsi e Madhe, ndërsa në Komunën Pult u identifikuan dhe asgjesuan 14797 bimë narkotike cannabis sativa të mbjella në 114 parcela.
Ndërkohë, strukturat e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Vlorë, deri më tani kanë kanë identifikuar dhe asgjesuar 1892 rrënjë cannabis sativa, të mbjell në 37 parcela në fshatin Treblova. Në këto operacione u angazhuan 248 forca policore, të cilët bënë të mundur realizimin me sukses të tyre. Në drejtimin e këtyre operacioneve morën pjesë edhe drejtues e specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Strukturat e policisë gjyqësore për çdo rast kanë përpluar dokumentacionin përkatës procedurial penal, i cili do t'iu referohet prokurorive të rretheve përkatëse./ATSH/
/Shqiptarja.com