TIRANE- Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim shtetasin Zhenklaudjo Sallaku, 19 vjeç, i cili është autori i dyshuar i tentativës së grabitjes së tre grave dhe më pas i goditjes së dy punonjësve të policisë, të cilët janë përpjekur ta kapin atë.

Sipas njoftimit të policisë dy persona me kapuçë në kokë, me një motor ngjyrë të zi tentuan të grabitin me dhunë 3 gra në zonën e ish-bllokut  në rrugën “Sami Frashëri” dje rreth orës 15:50.

Policia arriti të identifikojë drejtuesin e motorit i cili është shtetasi Zhenklaudjo Sallaku, i vitlindjes 1995, banues në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, i njohur si person me precedentë kriminalë. Policia po punon për kapjen e tij si dhe identifikimin e bashkëpunëtorit.

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)