/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Policia Spanjolle ka identifikuar autorin që i mori jetën tifozit të Deportivo La Corunias, mëngjesin e të dielës, disa orë përpara takimit mes Atletico Madrid dhe Deportivo La Corunias, që u luajt pikërisht në kryeqytetin iberik, në kuadër të javës së 13-të të Primera Divizion.
Sipas njoftimit të Policisë Spanjolle, raportojnë mediat Iberike, janë identifikuar dy persona falë një kamera të "Mediaset", që ka regjistruar rastësisht këto persona pranë trupit pa jetë të Francisco Javier Romeros, apo i njohur si "Jimmy", ultrasi i Deportivo La Corunias.
Sipas asaj çka thuhet në media spanjolle, momenet e regjistrimit kanë filmuar çastet e fundit të përleshjeve mes tifozerive, ndërsa duket një person që ka goditur me mjete të forta "Jimmy-n" dhe më pas e ka shtyrë trupin e tifozit drejt një furgoni. Fatkeqësisht tifozi i La Corunias nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. Policia Spanjolle mësohet se është tashmë në gjurmët e autorit dhe pritet shumë shpejt kapja e tij dhe një personi tjetër, që e ka ndihmuar për t'u larguar nga vendi i ngjarjes.
Kujtojmë ditën e dielë në Madrid u zhvillua takimi mes kampionëve të Spanjës dhe Deportivo La Corunias, ku fituan vendasit, por disa orë përpara fillimit të takimit në afërsi të stadiumit u ndodhi tragjedia, dy tifozeritë u përleshën me njëra tjetrën, duke i marrë jetën 43-vjeçarit, Francisco Romero Toboada, që gjendej në rrethinat e impiantit. 43 vjeçari u sulmua me mjete të rënda dhe mbërriti në spital në gjendje kritike, deri sa në orën 14:00 u deklarua zyrtarisht i vdekur. Sipas mediave iberike, dy tifozeritë u përleshën në afërsi të stadiumit "Vicente Calderon" rreth orës 9:00 të paradites, dhe në konflikt mendohet se janë përfshirë dhe tifozë të Rayo Vallecanos. Në total janë raportuar 11 të plagosur, por me plagë të lehta.
/Shqiptarja.com