'Politika duhet të ndahet nga krimi', Basha: Aleanca e Ramës me Çyrbet ka bllokuar ligjin për vetting-un e politikanëve

'Politika duhet të ndahet nga krimi', Basha: Aleanca e Ramës me Çyrbet ka bllokuar ligjin për vetting-un e politikanëve

Lulzim Basha

TIRANË - Kryetari i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, ka akuzuar ashpër lidhjet mes politikës dhe krimit, duke i cilësuar ato si pengesë për zhvillimin e vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Basha tha se dosja “Çyrbja” dëshmoi sesi zgjedhjet e vitit 2021 u manipuluan nga bandat, të cilat, sipas tij, përcaktuan edhe listat e kandidatëve të Partisë Socialiste.

Ai shprehet më tej se kryeministri Edi Rama ka bllokuar ligjin për vetting-un në politikë, duke e quajtur këtë një përpjekje për të mbrojtur aleancën mes krimit dhe pushtetit. Basha theksoi se ndarja e politikës nga krimi dhe pastrimi i saj nga abuzuesit janë të domosdoshme për të siguruar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Postimi i plotë i Bashës:

Lidhjet e politikës me krimin po bëhen ditë pas dite më të qarta, duke dëshmuar sesi pushteti merret përmes bandave dhe në këmbim i shërben atyre e jo qytetarëve.

Dosja “Çyrbja” dëshmoi sesi ndryshimi u pengua në vitin 2021 nga shkatërrimi i zgjedhjeve nga bandat, të cilat arritën të përcaktojnë renditjen e kandidatëve të tyre në listën e firmosur nga Edi Rama, madje se vetë mandati i tij është produk i krimit të organizuar.

Kjo aleancë mes krimit dhe politikës, e faktuar nga dosjet e SPAK, është edhe arsyeja pse Edi Rama mban peng prej më shumë se një viti ligjin për vetting-un në politikë.

Kjo pengesë artificiale për pamundësimin e vetting-ut në politikë, teksa koha e provon si të drejtë dhe të domosdoshëm, duhet të marrë fund.

Ndarja e politikës nga krimi, pastrimi i saj nga të gjithë ata që kanë abuzuar me taksat, pronat dhe besimin e shqiptarëve, është prioritet për të ardhmen e vendit.

Shqipëria meriton më shumë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 10/12/2024 11:40

    O derdimen , e ke analizzare ndonjehere punen tende qe kur te katapultuan ne politike ? Qe kur punoje si perkthyes qe jua fute kryetareve te UÇK dhe shqiperise , kur ishe minister I transportit , minister I mbrojtjes , minister I jashtem , kryetar bashkie ? Ti je I pari qe duhet te zhduket nga politika je baraz me saliun , FUNDERINE .Plere e pa riciklueshme .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim