Politika shqiptare uron fitoren e Zvicrës, reagime në Kosovë dhe Shqipëri! Kurti: Serbia nuk kalon!

Politikanët shqiptarë kanë reaguar të entuziazmuar pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë. Në reagimet e bëra në facebook, kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta, deputeti i PD, Lulzim Basha dhe deputeti socialist Pandeli Majko kanë uruar fitoren e Zvicrës me foton e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës të cilët janë dy futbollistët shqiptarë të kombëtares së Zvicrës.

Ndërsa reagimi i cili ka rënë më shumë në sy është ai i kryemininistrit Albin Kurti, i cili në një postim në facebook-un e tij, ndërsa në foto janë Xhaka dhe Shaqiri duke festuar pas golit të këtij të fundit, shkruan: Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!

Po ashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka postuar një foto të Xherdan Shaqirit dhe Taulant Xhakës ku të dy shfaqeshin duke bërë shqiponjën në botërorin e kaluar kur mposhtën Serbinë. Në postimin e saj ajo shkruan: Bravo shqipe!

Zvicra ka kaluar në fazën e 1/16 ku do të përballet me Portugalinë. Ndërsa Serbia është eleminuar nga Kupa e Botës për të dytën herë rradhazi nga Zvricra. Fitorja e Zvicrës është përjetuar si të ishte fitore e Shqipërisë apo e kombëtares së Kosovës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
VIDEO/ Me flamuj kuqezi në rrugë, shpërthen festa në Kumanovë! Shqiptarët ‘në delir’ pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë

 

Në Kumanovë kanë shpërthyer festimet e shqiptarëve të cilët kanë dalë në rrugë me makina dhe me flamuj kuqezi të entuziazmuar pas fitores së Zvicrës kundër Serbisë. Festa që po mbahet është njëjtë si të bëhej fjalë për fitoren e Shqipërisë apo Kosovës ndaj kombëtares së Serbisë për shkak se në kombëtaren zviceriane luajnë disa lojtarë shqiptarë.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alba: 04/12/2022 01:48

    po keta idiote c'kane qe gezojne,,,,,a thua se fitoi kosova,,,,fitoi zvicra o budallenj.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore