Politikanë, nëse besoni në Zot, ndaloni largimin e shqiptarëve!

Politikanë, nëse besoni në Zot, ndaloni largimin e shqiptarëve!

Foto ilustruese

Një nga dhimbjet më të mëdha që kanë pësuar familjet shqiptare në këto 30 vite është padyshim, eksodi i vazhdueshëm dhe i pandërprerë, ndonjëherë më ritme të mëdha e herë të tjera me ritme më të vogla, por është një fenomen që nuk ka njohur pauzë!

Largimi i vazhdueshëm i shqiptarëve e sidomos i të rinjve, dëshmon qartë dështimin e plotë të gjithë klasës politike në këto 30 vite, pa bërë asnjë dallim dhe pa shfajësuar asnjë!

Largimi i shqiptarëve është një ndër plagët më të mëdha që i ka ndodhur Shqipërisë në këto 30 vite, sepse përveç se e ka zbrazur duke dhënë efekte të rënda në vazhdim për krahun e punës, ka shkaktuar trauma emocionale, njerëzore e bashkëshortore të pa rikuperushme në familjet shqiptare!

Në fakt, për parandalimin e këtij fenomeni, jo vetëm nuk është bërë asgjë, por duket sikur klasa politike shqiptare është e lumtur, sepse kështu siguron thuajse me të drejtë ekskluzive të gjithë Shqipërinë e po ashtu ka më pak probleme, sepse në çdo vend është rinia ajo që rrëzon qeveritë që ju paraprinë rotacioneve, por me largimin e shumicës së të rinjve, politikanët tanë ndjehen më të sigurt në privilegjet e tyre! Në një vend pa rini, pushteti e politika janë të pa prekura e përhershme në pozicionet e tyre!

Largimi i shqiptarëve ka bërë që struktura shoqërore shqiptare të pësojë ndryshime rakidale në organizimin dhe funksionimin e saj dhe efektet reale dhe më të rënda do të jenë në vitet e ardhshme! Tashmë, Shqipëria nga vendi me moshën më të re, po kthehet në vendin më moshën më të vjetër, ku në shumë familje shqiptare kanë mbetur vetëm të mëshuarit që jetojnë me pensionet e tyre në një situatë të një braktisje të plotë njerëzore!

Efektet e rënda do i këtë edhe sistemi i kontributeve shoqërore, sepse të rinjtë që duhet të garantojnë pensionet për të moshuarit përmes punës së tyre duke paguar kontribute dhe taksa, shumica e tyre jetojnë jashtë vendit, dhe këto kontribute i paguajnë në vendet ku jetojnë e në shumicën e rasteve nuk ka njohje reciproke me Shqipërinë, duke rrezikuar edhe vetë ata të mbeten pa pensione ose me pensione minimale, sepse shumë prej tyre kanë pak kontribute të derdhura edhe në vendet ku jetojnë duke qenë me statusin e emigrantit e për pasojë në shumë raste kanë punuar në të zezë e në shumë raste të tjera kanë qenë në kushtet e qëndrimit pa leje qëndrimi e për pasojë nuk kanë pasur as kontrata pune e as nuk kanë derdhur kontribute sociale!

Ka një teori se largimi i shqiptarëve është një fenomen normal, sepse tashmë në realitetin e ri, të gjithë popujt emigrojnë, por në fakt ajo që ka ndodhur me popullin shqiptar nuk ka ndodhur me shumicën e popujve të tjerë, të paktën europian! Shqiptarët, shumica prej tyre janë larguar e vazhdojnë të largohen në kushtet të një dëshpërimi maksimal, pa punë, pa shtëpi të trashëguar, pa pasur mundësi për të blerë vetë shtëpi e pa pasur para të trashëguar nga prindërit që në periudhën e regjimit kishin vetëm një rrogë për të mundësuar me vështirësi jetesën, por në pamundësi për të siguruar kursime afatgjate!

Krijimi i Diasporës shqiptare në një të ardhme të afërt do të ketë edhe efekte pozitive në Shqipëri, sepse përveç të ardhurave që kanë garantuar jetesën e familjeve në Shqipëri, kanë mundësi të sjellin edhe eksperienca e modele të reja investimesh, profesionesh e zanatash! Megjithatë, në rastin e Shqipërisë nuk flasim për emigrim e sporadike e minamliste, por po flasim për realitetin e boshatisjen dhe të shterpjes së Shqipërisë!

Shqipëria, tashmë po shterpet edhe nga mjekët, inxhinierët, juristët, infermierët dhe nga shumë profesionistë të tjerë! E ardhmja e Shqipërisë do të jetë gjithnjë më e zezë e këto efekte në fakt ndjehem tashmë! Nuk ka në Shqipëri as krahë pune për të punuar tokat që vazhdojnë të ngelen djerr, sepse kanë mbetur vetëm të moshuarit në  shtëpi!

Klasa politike duhet të ndjehet e turpëruar nga kjo situatë e duhet të reagojë që shqiptarët të jetojnë në Shqipëri, ose të paktën ata që janë akoma atje të mos kenë arsye të largohen! Shqipëria i ka të gjitha potencialet, nëse qeveriset me patriotizëm dhe me përgjegjësi, që të kthehet në një vend që pret emigrantë dhe jo që të vazhdojë të prodhojë emigrantë! Politika dhe Qeveria nëse kanë besim në Zot dhe nëse e duan Shqipërinë, duhet ta ndalojnë largimin e  shqiptarëve, para se të jetë shumë vonë e pasi në atë vend të mos ketë mbetur më asnjë, përveç tyre dhe familjarëve të tyre!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eri: 09/07/2022 13:51

    asgje e re gjera qe jane thene e sterthene. ivestigoni pse ikin shqipetaret nga vendi i tyre ku ulinden dhe u rritenkto qe shkruan ti populli i di me mire se sa ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?