Me shtytjen për më vonë të zgjidhjes, është rasti të numurojmë dëmet e vonesat e shumta që qeveritë, pra shteti, i ka shkaktuar vendit në fushën sensitive të fesë. Qeveritë tona kanë pasë përballë fqinj shumë më të organizuar , dhe për këtë detyra e parë që u imponohej do të ishte të tregoheshin të vëmendshme me kërkesat heterogjene të bazës. Ato i kanë trajtuar pa frymë bashkëpunimi, dhe kjo vazhdon edhe sot.
FaktorI i jashtëm, i përbërë nga shtete si Italia, Greqia, Jugosllavia, më herët Turqia), u shndërrua për tri dekada në të ashtuquajturin rethim borgjezo-revizionist (1960-90) kur plagët pulsonin dhe shtonin mahisjen nën pllakën e rëndë të luftës së klasave dhe kundra fesë; në 1991 u kthye përsëri ballafaqimi ballkanik, që pastaj do t`ia linte vendin gati pa u ndier një rrethimi fqinjësh të largët, thuajse virtualë, por shumë autoritarë megjithse të ngadalshëm, që mbajnë emra si BE, NATO, SHBA, OKB, Gjyq i Hagës, BB, FMN etj, Papritmas një fat shpresëdhënës nëse i paraqitemi me dokumenta të rregullta. Pikërisht këto na mungojnë.
Po marrim njërin sektor si paracaktuam në titull. Kushdo që i ndjek me vëmendje punët, do të vërë re që këto organe ndërkombëtare, sa të durueshme tregohen me dobësitë tona, po aq të paapelueshme mbeten ndaj çdo dhunimi të të drejtave civile, dhe pranojnë denoncime për shkelje ngado që t`u vijnë, aq më shumë nga antarët. Kështu fjala e Greqisë për punë kishtare (ortodokse) mund të gjejë jehonë në nivel vendimmarrjeje tek ato. Kthehemi e bëhemi kështu pre e fqinjësisë ballkanike, por me gjyq në Evropë.
Kanë faj ortodoksët shqiptarë për këtë? Mos duhet të pranojnë një Ortodoksi të veçantë për të qënë të pranueshëm si atdhetarë? Psh të falin pronat si bënë në 1962 që e dhuruan “me vullnet të lirë” kishën e tyre që të bëhej shtëpi kulture? Këto hipokrizi u kërkohet ortodoksëve? Të pranojnë që vërtet kanë firasur nga 20 e ca % në 7.8 % që shpalli Censusi? Mos është kjo politikë çrrënjosëse e Ortodoksisë formula që i duhet Shqipërisë? Përkundrazi, rruga për në Evropë mëton të tregohemi të drejtë ndaj kërkesave të tyre, të ortodoksëve si të kujtdo – të romëve psh ku po lëmë nam - në mënyrë që të shmangin mundësinë që ato të bëhen shkak për ankesa greke o të tjetërkuj në dëm të integrimit.
Opinioni është ngritur peshë ditët e fundit pse po ndërhyn Greqia. E thjeshtë, se ajo është mëtuese si kushdo në garën e vazhdueshme Ballkanike, por shkakun e japim vetë me mendësinë shpirtvogël që na ka mbajtur mbrapa dhe prej së cilës nuk ndahemi dot as në “barkën” që rrezikohet. Skandali ndodhi sepse s`janë kënaqur kërkesat e ortodoksëve veçanërisht në Përmet (mosdhënie me dokument i pronësisë që njihej de facto për 15 vjet, dhe papritmas nxjerrja jashtë me përdhosje të shenjtash, pra provokim hapur).
S`do kish ndodhur, s`do kish fare vend të ankohet tjetri, fqinji, kur ne plotësojmë requizitat kushtetuese deri në fund. Por, megjithëse bezdisemi që rasti konkret mori përmasa ndërshtetnore, çështja është fare e thjeshtë: prej 20 vjet po i mohohet qytetarit dhe çdo enti, mu nën hundën e Evropës, e drejta e pronës! Kjo ësht në origjinë edhe të konfliktit në Përmet, dhe kjo zhduk çdo dallim ,i majtë -i djathtë,privat-publik, kuadër ligjor -implementim,dhe bile ateist-besimtar , ortodoks apo patriot siç duan disa, dhe e bën beli që është fryma e paqytetëruar komunisto-feudale ajo që s`don të dorëzohet .
Pesë dështimet e deklaruar haptas nga vetë shteti
1) Mbyllja e kishave, xhamive dhe teqeve në 1967, mbas burgimesh dhe ekzekutimesh, dhe rihapja e tyre në 1991 nga vetë shteti por në surdinë. (Në surdinë sepse s`i vinte mirë edhe një pjese të popullit- pra përçarja nga ansore zgjerohej). 2) Trajtimi i ngutur i Autoqefalisë në 1922, dhe korrigjimi më 1929, me një zgjidhje gjysmake dhe më 1937 plotsisht. 3) Mbyllja e kolegjeve fetare në 1934 dhe rihapja po nga shteti më 1935. 4) Projekt-kushtetuta me detyrimin që Kisha të gjejë peshkopë vendas, e rrëzuar me referendum më 1994 dhe pranimi nga shteti i pavarësisë së Kishës në Kushtetutën e 1998 si dhe me Konkordat solemn në 2006. A nuk dëshmojnë këto raste se sa herë përdorim dhunën shtetnore mbi fenë, do kthehemi mbrapsh detyrimisht? A ka më dyshim se liria e pronës, edhe e asaj të Bashkësive Fetare (madje u deklarua se atyre me proritet) do të realizohet plotsisht para se Shqipëria të pranohet në Evropë?
Kjo hapje ndaj së drejtës së pronës sigurisht rri në antipodin e asaj që po shohim, një dhunë që siguron veç truallit për ndërtim biznesmenëve, edhe ngrohtësinë e duhur duetit qeveritarë -elitë, dhe që kënaqet jo me të drejtën, por me britma Rroftë!-Poshtë! Mjerisht edhe sot reagimi i elitës mbetet konformist, në një kohë kur të flasësh troç nuk është më e rrezikshme si dikur.
Duke përgjithësuar, mund të thuhet se dy dhunat që kundërshtojnë njera-tjetrën, e brëndshmja, krenare dhe grindavece, me të jashtmen korrigjuese dhe flegmatike, kanë çuar rregullisht, pa asnjë përjashtim, në dështimin e asaj të brëndshmes para diktatit të jashtëm, dhe përgjunjen pa ndonjë farë skuqje të kreut që i bie rradha të hedhë firmën. Urtia ose maturimi i qeveritarit implikon një dorëheqje nga patriotizmi fals, që në çdo rast të lartpërmendur ka pasë marrë formë si diktat autarkik nga kreu dhe si bindje nga elita e joshur me ofiqe që të vihet në unison me ato që i jep “i zoti i kalasë”.
Patriotizmi tjetër, ai që kërkon të na bëjë respektues të normave posi bota, por që bie ndesh me te zotin e kalasë, s`ka ithtarë. Nëse del ndonjeri dhe bën ithtarë të tillë, duhet demaskuar si “i grekut” ose tjetër, dhe në kohëra të “patriotizmit emergjent” duhet t`i kalojë burgut, plumbit ose harresës. Që të mbarojë kjo modë, është nevoja të braktiset guximi aventurist, në mënyrë që normat e patjetërsueshme, që bota i do dhe ne i kundërshtojmë inatçe, të mos i shpërfillim më, pra t`i respektojmë, edhe kundër orekseve të vjetra.
Kjo kërkon rishikimin e tërë retorikës ( që nga shkolla kalon te shoqatat, shtypi e deri te kafenetë) për temat historike , e sidomos ato fetare. Përndryshe, do të vazhdojmë t`i interpretojmë dështimet që inkasojmë, si “armiqësi të botës ndaj Shqipërisë”, armiqësi historike, keqdashëse për shekuj, dhe jo si sinjale rutinore të monitorimit europian e botëror, që duan të sjellin në normalitet edhe këtë vend të izoluar, më tepër në mendësi sesa nga konjukturat, dhe prandaj na i përsërisin pa u lodhur.
Koncepti i të folurit praktikisht përfshin kryesisht personin e Kryepeshkopit Anastas. E mbështeti bota e jashtme, e jo vetëm Greqia, fronëzimin e tij duke mos përfillur frymën penguese të statuteve, dmth të tutelës mbi komunitetin, siç u demostrua nga ritiratat e lartpërmendura(1994-1998 dhe më parë 1922-1937). Përgjigjjet që mëton Europa pragmatiste dhe e dalë prej Luftrave Fetare të Mesjetës janë veç këto: A e do komuniteti? A rezultoi pozitive puna 20 vjeçare e tij? Vetëm këto kritere vlejnë për botën, jo klauzolat penguese të vendosura nën presion shtetnor.
Të insistosh madje në luftën që i bëhet indirekt me anë peticionesh si ato për Përmetin, i çon ata (ndërkombtarët me fuqi përcaktuese) në dyshimin që toleranca jonë fetare ka gropa serioze. Sepse ana fetare, ajo që ka rëndësi për ta, ka vetëm një drejtim, atë që u vërtetua qysh në krye, të Dishepujve që bëhen bartës të mesazhit në çdo anë të botës, qoftë se i dërgon Mësuesi . Prandaj thuhet qysh me profetët e Izraelit: “Të bekuara janë këmbët e atij që vjen në emrin e Zotit”. Mesazh baraz mesazher – pra i ardhur.
Akademikët dhe personalitetet e shquara që në 2006 firmosën një peticion kundra kishës dhe në favor të Shtëpisë kulturës në atë truall, duhet ta kenë ditur (veçanërisht premetarët) që kisha ka ekzistuar përpara shtëpisë kulturës, dhe posedon edhe dokumenta që e vërteton. Njihet lehtësia për të përmbysur një vendim gjyqsor tek ne,(të gjithë ankohen, përveçse në rastet kur janë vetë të përfshirë në manipulim, dhe është rasti..). Për përmbysjen e kollajshme mjaftojnë disa motive, e para interesa personale, klanore, dhe aq më tepër kur këtyre u shtohet edhe zelli patriotik, e anti-grek. Por populli e mban mend kishën, fotot e provojnë, dhe vrojtuesit ndërkombëtarë e praktikojnë zakonin që ta pyesin (të kujtojmë Komisionin me Telinin dhe monedhat e hedhura kalamanëve).
Pra të mbështetësh shkelje të tilla me peticione është si të pozicionohesh me të pavërtetën. Eshte një përgjegjësi jo e vogël kundrejt atdheut. Bota bëjnë punën e tyre, çështja ësht ne të mos përçahemi Komuniteti atje , megjithse besimtarë ortodoksë, janë shqiptarë me gjithë klerikë, dhe e deklarojnë hapur, ndaj duhen besuar.Duhet të kthehemi në normalitet, t`i besojmë njerzit, se përndryshe, ky kapitull, Ortodoksi, kisha ortodokse, besimtarë që identifikohen si ortodoksë shqiptarë , do të thjeshtohet vetëm në termin e dytë, disa kisha, që i kemi për të tërhequr turistë , sepse dy të tjerat , qënkan në zhdukje e sipër... Shpresojmë të mos jetë ky synimi strategjik i krejt klasës politike, por shifra e turpshme 7.8% e Censusit dhe heshtja që e ka shoqëruar në tërë spektrin , na detyron të jemi në pritje të shqetë .
Ndërkohë ortodoksët e thjeshtë nuk lëshojnë. Madje, kundrejt akuzave për greqizim ata as çajnë kokën . Nga çfarë mund të tremben, sot, mbasi kaluan “rreziqet” 20 vjeçare të Kishës tyre pa u greqizuar? Veç kësaj, i ndihmon edhe fakti që feja e tyre i mëson të kënaqen me pak, pra të jenë në minimum konfliktualë dhe shumë civilë e pajtues. Statistikat sociologjike, veçan ato të keqbërjes, e dëshmojnë këtë. Në të kundërt, shumë firmonjës të peticioneve tendencioze kanë nga se të tremben, sepse, duam s`duam po vjen koha e transparencës së vërtetë, dhe nuk është e mirë të dalë se kanë qënë mbështetës të disa pozicioneve jo për bindje, por për oportunizëm.
Ndaj i kuptojmë pse shprehen kundra autoqefalisë aktuale dhe s`e çmojn fort as atë të 1937 , dhe ngrejn lart atë “autoqefali” Made in Albania,pa peshkop në krye, ose me një sinod që njihej vetëm gjer ne kufi, si dhe sot me një biçim prifti që merr për vete qeratë e shkollës të restauruar me paratë “e grekut”, dhe lëmoshat e plakave atje brënda kalasë së Elbasanit, si dhe tjetrin në Përmet, që qeratë e kulturës i merr nga bilardot e së vetmes shtëpi kulture të mbetur nga socializmi. Shkurt duan të jenë me “atë që ka kalanë”.
Sa për dhunën e priftërinjve, meqë po flitet, është vërtet jo e lejuar,të prishet qefi pse të ndodhë, por edhe fyerja ndaj të shenjtave ishte e madhe, ata deshën vetëm të mbronin ato të shenjta, mund t` i kuptosh që deshën t`i rezistonin asaj dhune sakrilege, dhe do ta kënë ndjerë për nder gjakun në fytyrë.. Veç asaj, dhe rasti e solli të ish e shtunë,’ ditë tradicionale pazari në Përmet, kështu u erdhi shansi të shfrytzonin të vetmen dhunë në Ungjill, atë që vetë Zoti Krisht e përdori ndaj tregtarëve që përdhosnin shtëpinë e Atit të tij. S`dihet,ndofta Zoti mund edhe tua falë...
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com