VARSHAVË, 15 shtator /ATSH-ANSA/ - Presidenti polak, Bronislaw Komorowski emëroi sot Ewa Kopacz në postin e kryeministres së vendit. Kopacz duhet të zëvendësojë Donald Tusk, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar, pasi u emërua president i Këshillit Evropian.
Ewa Kopacz, 58 vjeçe, pediatre në profesion, bën pjesë në partinë e Tuskut "Platforma civile" që në vitin 2001.
Mes viteve 2007-11 ajo ishte ministre e Shëndetësisë. Që nga viti 2011, Kopcz ishte kryetare e Sejm-it, Dhoma e Ulët e parlamentit polak.
Qeveria e re polake do të kërkojë besimin e parlamentit më 27 shtator./ a.jor.