VARSHAVË - NATO u shpreh e gatshme të mbështesë Turqinë në rast kërcënimi nga ana e grupit të Shtetit Islamik, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
"Turqia është një aleate e NATO-s dhe përgjegjësia jonë e parë është mbrojtja e integritetit dhe kufijve të Turqisë. Kjo është arsyeja për të cilën ne kemi vendosur atje raketat 'Patriot"', theksoi Stoltenberg për shtypin në kryeqytetin polak, ku zhvilloi vizitën e parë jashtë vendit që prej marrjes së funksionit më 1 tetor.
"Turqia duhet të dijë se NATO-ja do të jetë atje nëse do të ketë një pushtim, një sulm (...) si pasojë e dhunës që po shohim në Siri", theksoi ai. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s shprehu keqardhje për situatën shumë serioze në këtë vend.
"Sigurisht, ne jemi shumë të prekur nga dhuna në Siri. Jemi të tronditur nga krimet e tmerrshme të kryera nga organizata terroriste e Shtetit Islamik", deklaroi Stoltenberg para se të përshëndeste operacionet e ndërmarra kundër ISIS-it nga SHBA, aleatët e NATO-s dhe partnerët rajonalë.
Ofensiva në këtë rajon ka shkatuar qindra të vdekur në dy kampet që prej 16 shtatorit dhe ka nxitur largimin e rreth 300 000 banorëve, 180 000 prej të cilëve janë strehuar në Turqi.
Javën e kaluar, Parlamenti turk votoi një mocion të qeverisë islamo-konservatore të Ankarasë që i autorizon ushtrisë të ndërhyjë në Siri dhe në Irak kundër Shtetit Islamik dhe të presë në territorin e saj trupa të huaja që marrin pjesë në operacionin ushtarak./ATSH/
/Shqiptarja.com