/ATSH-AFP/ - Rumania kërkon të përforcojë kapacitetet ushtarake përballë rrezikut të shkaktuar nga manovrat ruse në Ukrainën fqinje, deklaroi sot kryeministri rumun, Viktor Ponta, i cili kërkon të sigurojë një marrëveshje me BE-në për rritjen e buxhetit për mbrojtjen.
"Rumania ka të drejtën legjitime dhe përgjegjësinë për të vënë në dispozicion forcat e saj ushtarake duke u angazhuar së bashku me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të anëtarëve të tjerë të NATO-s", deklaroi Ponta në një takim me median e huaj.
"Prandaj, ne do të vazhdojmë të kërkojmë sigurimin e një marrëveshjeje me Komisionin Evropian për rritjen e buxhetit për mbrojtjen me 0,3 për qind të PBB-së", shtoi ai.
"Bëhet fjalë për një kërkesë legjitime, para rrezikut që po krijojnë lëvizjet gjithmonë në rritje të Rusisë në Ukrainë, pasi ne jemi shtet anëtar i BE-së dhe i NATO-s dhe shteti më i afërt i këtij rajoni të brishtë", tha ai.
/Shqiptarja.com