VATIKAN - Më 12 dhjetor Papa i Vatikanit do të shkruaj mesazhin e parë në rrjetin social Twitter duke perdorur adresën e tij personale eit@ Pontifex, kështu ka raportuar këshilltari i medias për Vatikanin Greg Burke.

Burke shtoi se mesazhet do të jenë të shkruara në gjuhën spanjolle, angleze, portugese, gjermane, polake, italiane, arabe dhe franceze dhe do të mund të lexohen nga të gjithë. Vitin e kaluar, Papa Benedikti XVI shkruajti mesazhin e parë në një blog të selisë së tij të Shejntë në Vatikan.

Në Twitter do të përcillen mesazhet nga fjalimet e përjavshme nga ballkoni para besimtarëve në sheshin Shen Pjetri të Vatikanit apo reagimet e tij ndaj ngjarjeve botërore.

David Willey korrespondet i BBC-së në Romë, tha se Vatikani ka treguar interes me kohë duke përdorur teknologjitë më të fundit të komunikimit për të përhapur besimin e krishterë që kur shpikësi i radios, Guglielmo Marconi, themeloi Radio Vatikanin në vitin 1931.

Gjithashtu Kisha katolike po përdor tashmë disa prej mediave sociale, për të komunikuar me të rinjtë. Llogaria e Vatikanit në Twitter ka pothuajse 110.000 ndjekës.

Edhe pse disa prej ndihmësve të Papës, thonë që Papa ende preferon të komunikojë me shkrim dore dhe jo duke përdorur një tastierë kompjuteri.

Ndoshta pritet që të jetë dikush tjetër do të postojë duke marrë urdhër nga ai.

(lç/eç/shqiptarja.com)