/ ATSH / - Evenimenti Artistik i quajtur POP-UP në vitin e katërt i afrohet finalizimit.
Rrjeti i Ndërmarrësve dhe Profesionistëve Shqiptarë (APEN), organizata e vetme joqeveritare që i shërben komunitetit shqiptaro-amerikan, po bashkëpunon me artistin dhe kuratorin shqiptar Alkan Nallbani, për të katërtën herë me radhë, dhe këtë lajm e bën me dije vetë Ministria e Kulturës.
Në ngjarjen që do të shvillohet në datat 27 dhe 28 qershor në 'Meatpacking District'", do të marrin pjesë plot 15 artistë shqiptarë emra si George Pali, Emil Bakalli, Klodian Deda, Gjon Izano, Bekim Zeqiri, Blerti Murataj, Yllka Gjollesha, Klodiana Alia, Artan Shabani, Alfred Mirashi MILOT, Bertol Dragani, Ilo Oxa, Pajtim Osmanaj, Lorena Kalaja, dhe Nazmi Hoxha.
Alkan Nallbani, i cili do të ketë edhe rolin e kuratorit në këtë ngjarje, deri më tani ka kuruar ekspozita të ndryshme në mbarë botën, duke përfshirë Shqipërinë, Italinë dhe "New Museum" në New York City.
Puna e Nallbanit njihet në skenën ndërkombëtare e në "Pop-up" do të shpalosë disa prej veprave të tij, përderisa do të bëjë përzgjedhjen e secilës vepër që do të prezantohet.
/Shqiptarja.com