Rrjetet sociale janë kthyer në një ndër mjetet më të fuqishme për të bërë politikë, dhe me afrimin e zgjedhjeve, është më e shtuar. Por si renditen deri më tani figurat kryesore politike?
Inxhinieri elektronik Besmir Semanaj tha se kryeministri Edi Rama kryeson si politikani më i kërkuar në rrjete sociale, ndjekur më pas nga kryetari i PD Sali Berisha. Ai tha se një rritje të ndjeshme në ditët e fundit ka pësuar edhe Lulzim Basha, pas ‘ping pongut’ me kryeministrin Rama.
“Ajo çfarë është deri diku edhe interesante, kemi ditët e fundit rritje të zotit Basha si në Google Search ashtu edhe në Youtube Search me ping pong që po luan me Ramën. Nuk ka të bëjë shumë nëse është lideri i opozitës apo i mazhorancës por ka të bëjë se kush është interesi i qytetarëve. Po të marrim disa shembuj ndërkombëtar, si në vitin 2016 dhe në vitin që lamë pas, Trump ishte personazhi më i kërkuar me diferencë me kandidatët e tjerë, gjë që rezultoi me fitimin e zgjedhjeve. Edhe Boris Johnson dominoi në krahasim me të tjerët dhe rezultoi me fitimin e zgjedhjeve.”, u shpreh Semanaj.
Sipas tij, popullariteti në rrjete sociale mund të ndikojë edhe në vota, dhe për këtë ai përmendi rastin e presidentit amerikan Donald Trump dhe ish kryeministrit britanik Boris Johnson.
“Në pjesën më të madhe të rasteve, përqindjet në kërkim deri diku konvertohen edhe në vota. Kur kemi një konstante dhe grafiku lëviz plus minus brenda ditëve dhe javëve është ndikues shumë i rëndësishëm për pjesën e votimeve. Po të shikojmë partitë në Evropë dhe SHBA referohen edhe pjesës së volumit.”, shtoi inxhinieri.
Lajmi kryesor:
VPN për të hapur TikTok në Shqipëri? Inxhinieri i IT: E ligjshme, por rrezikon të dhënat! Një kompani deklaroi rritje me 1200 përqind të instalimeve në Shqipëri
Xh.D/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
12.1%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha mashtrim 'madhështor' për të 'vjedhur' fondet e shtetit, 'josh' aleatët me pará! Fut kandidatët e tij me siglën e tyre që të 'vjelin' KQZ-në
22 Mars, 12:54
-
Do hiqen Non Gratat? Marco Rubio i shuan shpresat sërish Berishës pas raportit të ri të DASH, rinis ndëshkimet për korrupsion madhor
22 Mars, 11:55
-
Rama e ironizoi për videon nga Mar-a-lago, përgjigjet Shehaj: Isha me personalitete afër Trump (por nuk pati takim me Presidentin amerikan)
22 Mars, 11:50
-
Shanset e partive të vogla për mandate në zgjedhjet e 11 majit
22 Mars, 10:52
-
Në Tiranë mblidhet Komiteti i Internacionales Socialiste! Rama: IA i Mira Muratit, model suksesi për negociatat! Personazhe të fuqishëm po japin llogari para ligjit
22 Mars, 10:24
-
VIDEO/ Rama i përgjigjet Berishës për ‘disset’ me Bashën: Nuk e arrini dot rezultatin e Lulit! Më 30 mars shkon sërish në Athinë për të takuar shqiptarët
22 Mars, 10:09
-
Rama batuta me të ftuarin në podkastin ‘Flasim’: Me nejt 6 muaj me ty erdhi Luli në pushtet (VIDEO)
22 Mars, 09:42
-
Rama në podcastin ‘Flasim’, thirrje emigrantëve të kthehen në atdhe: Ejani! Ka një gjë këtu që s’e gjeni në asnjë vend tjetër (VIDEO)
22 Mars, 09:02
-
VIDEO/ Braçe thirrje qytetarëve: Votoni për PS dhe mua! Do të keni një deputet që nuk fle dhe nuk hesht
22 Mars, 08:42
-
Vajza i dhuron Ramës buqetë me lule: Dikur t'i dhashë kur ishe kryetar bashkie, sot që të fitosh mandatin e katërt
22 Mars, 07:22
-
Rama në një pastiçeri në Tiranë, batuta me punonjëset: Jam me disa ëmbëlsira mes ëmbëlsirave
22 Mars, 07:11
-
VIDEO/ ‘Na nxore gjumin’, Basha i përgjigjet Ramës: Ngele duke pyetur për shokët e mi! S’ke faj, vetëm bufi të ka ngelur, jeni të pandashëm
22 Mars, 00:54