'Populli' dhe 'Xhaferi' me flori në Zvicër! Dervishi publikon faktin: Si u porositën 600 shufra ari me vlerë 87 milion dollarë

'Populli' dhe 'Xhaferi' me flori në Zvicër! Dervishi publikon faktin: Si u porositën 600 shufra ari me vlerë 87 milion dollarë

Historiani Kastriot Dervishi ka bërë publike një fakt historik. Sesi në 1977 “Populli” dhe “Xhaferri”, dy firmat e famshme piramidale kishin porositur 600 shufra floriri (me peshë 400 onz secila) me vlerë 87 milion dollarë, shumë e cila ishte depozituar në Zvicër

Populli dhe “Xhaferi” me flori në Zvicër

Më 1.2.1997 ambasada shqiptare në Bernë, njoftonte Ministrinë e Punëve të Jashtme se një shtetas jugafrikan, ish diplomat (Thomas Hymphry), kish telefonuar në ambasadë më 29.1.1997, duke bërë të njohur faktin se “fondacionet bamirëse” të quajtura “Populli” dhe “Xhaferri” kishin porositur 600 shufra floriri (me peshë 400 onz secila) me vlerë 87 milion dollarë, shumë e cila ishte depozituar në Zvicër. Sipas tij, dërgesa e fundit ishte realizuar më 27.1.1997. Ishin dërguar 520 shufra, por sasia e fundit prej 80 shufrash ishte ndërprerë nga blerësi (kohë i takon arrestimit të krerëve të fondacioneve). Depozitimi ishte bërë në UBS (Union Bank of Sëitzerland). Porosia për blerjen e floririt kish ardhur nga një bankë japoneze. Për vënien në shërbim, Hymphry kërkonte një shpërblim prej 2.7 milion dollarësh, për të garantuar kthimin e arit sepse e kishte shoqëruar vetë atë.

Sipas telefonuesit, shteti shqiptar do ta kishte të vështirë të gjente floririn dhe se gjetja mund të bëhej vetëm duke zëvendësuar blerësin e mëparshëm, të bëhej një porosi dhe të ndiqej ngarkesa deri në destinacion. U realizua një takim me këtë person. Por jo çështje nuk u çua më tej. Humbi. Si shumë të tilla që nuk çohen deri në fund. Kjo histori është pjesë e pandashme e asaj të firmave mashtruese piramidale.

 

S.G/M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BUDALLAI. K.D: 21/10/2023 21:21

    Po si ka mundësi që personi disponon dokumenta të sigurta(që datajnë 1997) flet sot?A ka veshë prokuroria dhe policia e krimit ekonomik?Nqs jan ose jo të vërteta të dënohet sipas ligjeve.Po këta janë nga ai takëm që ShefqetMusaraj shkruan tek ROMANI EPOPEJA E BALIIT KOMBËTAR(QËkur gomari ngordhi shkuan ti heqin patkanjtë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025