Një nga personat e zgjedhur për të mbajtur fjalim para kryeministrisë në protestën e Partisë Demokratike ishte mësuesja e Gjuhë Letërsisë në Lezhë Donika Haxhia.
Një fjalim më shumë ku flitej për vdekje varre, mort. Sytë zgurdullohen, zëri forcohet, kërcënimet të drithërojnë.
"Unë jam mësuese e po ju them se herëve të fundit më ka qëlluar që në orën e parë të mësimit kur më duhet të interpretoj Fishtën, Poradecin, Migjenin Naimin, ta ul zërin. Unë e ul zërin orën e pare të mësimit se kam ndonjë nxënës aty në klasë që është me kokën e ulur mbi tavolinë dhe me sytë e mbyllur dhe nuk dua ta zgjoj. Nuk ka qenë në disko jo, as ne celular gjithë natën, ka qenë në punë. Zysha e lë se i duhet me e shtu një racion në sofrën e shtëpisë së vet, në sofrën që s'mundem ta mbushim dot, deri në fund të muajit. Mjerimi është ul këmbëkryq në sofrat tona, në shpirtin tonë qe po thahet prej ikjeve dhe në ndërgjegjet shqiptare.
Si heshtëm kaq shumë ...kaq gjatë ....se e ne dimë ata që heshtin, ata që e mbajnë kokën ulur, vdesin sa herë që e bëjnë këtë.
E ata që flasin, që reagojnë e protestojnë, vdesin vetëm një herë. Ne që jemi këtu kemi vendosur t''i nënshtrohemi vetëm vullnetit të te madhit Zot për ditën e vdekjes, vetëm njëherë"! E tymi ti dalë..."
Po kush është Donika Haxhia
Në vitin 2018, një emision investigativ transmetoi disa audioregjistrime dhe video të denoncuara nga qytetarët, kur në atë kohë Donika Haxhia ishte mësuese letërsie në shkollën profesionale ‘Kolin Gjoka’, u drejtohej nxënësve me emërtime denigruese për popullin shqiptar.
“Absolutisht pse duhet me mu dhimbs kur nuk bënë përpjekje për të dal prej injorancës. Kur e shet veten e vet për 5 lekë. Është popull prostitutë Shqipëria”, dëgjohet mësuesja në video duke iu drejtuar nxënësve.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ PD protestë me tym e flakë para Kryeministrisë e Bashkisë Tiranë, hidhen 35 molotovë! Fjalimi i Berishës 'sinjali' për sulm, kërkon qeveri teknike! Njerëz me maska! Meta sulmon Dumanin
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
88.3%
-
Jo
6.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1979
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet anëtari i klanit 'Duka', me shokun e tij po lëvizte me armë në makinë nëpër Tiranë! Elvis Gaçaj vite më parë u dënua për vrasjen e Santiago Malkos
18 Janar, 13:28
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Tiranë/ Të dënuar për drogë, vjedhje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, arrestohen 3 të shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 19-vjeçar
18 Janar, 10:55
-
Tiranë/ Endacaku gjendet i pajetë tek kabina elektrike, objekti ishte përfshirë nga flakët, dyshohet se mund të ketë qenë cigarja
18 Janar, 10:52
-
Aktivitete kulturore/ “Art with Heart” sfilata tek qendra "Agimi" e "Tejdukshmëri ekzistenciale” ekspozita e Krist Dimos! "Gruaja e burrit tim" komedia në teatrin e Vlorës
18 Janar, 10:22
-
Protestuan para bashkisë së Tiranës, policia nis hetimet për Adriana Kalanë, Balliun, Blushin e Telitin
18 Janar, 10:09
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
U hoq nga rrethrrotullimi, ‘Shqiponja’ nga Tirana në Kukës
17 Janar, 16:43
-
Sarandë/ Akuzohet për përdhunimin e një vajze, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim
17 Janar, 16:29
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
Ekspozitë në presidencë, ‘një copëz arti’ vjen nga Tetova! Begaj: Artistët të mos braktisin elementët kombëtarë
17 Janar, 14:29