Popullsia e vendit prej tre dekadash është në trend rënës, por popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) është duke u tkurrur me ritme më të shpejta.
Sipas të dhënave të INSTAT, më 1 janar të vitit 2023, popullsia e përgjithshme e vendit pësoi rënie me 1.1% në raport me vitin 2022, ndërsa popullsia në moshë pune pësoi rënie me 1.8%.
Popullsia në moshë punë u reduktua me rreth 101 mijë persona në krahasim me vitin 2019, para pandemisë. Aktualisht popullsia në moshë pune është 1,864,062 persona nga 1,974,207 në vitin 2019, ose 101 mijë më pak.
Rënien më të fortë shihet ta ketë grupmosha 20-24 vjeç, me më shumë se 17% që nga viti 2019. Rënia në këtë grupmoshë reflekton emigracionin e lartë të të rinjve jashtë vendit. Më tej, rënie të madhe ka pësuar popullsia në moshën 15-19 vjeç, kur në vitin 2023 numërohen 35 mijë persona më pak se, në vitin 2001.
Popullsia në moshë pune ka pësuar rënie për të gjitha grupmoshat deri në 59 vjeç, përveç 35-39 vjeç ku kishte rritje me 7.1% në krahasim me 1 janar 2022. Më tej shihet se vetëm forca e punës në prag pensioni (60-64 vjeç) ka pësuar rritje me 8.7%.
Projeksionet e popullsisë tregojnë se popullsia në moshë pune do të bjerë me ritme më të shpejta se sa popullsia e përgjithshme në pothuajse të gjitha qarqet.
Tirana është qarku i vetëm në të cilin parashikohet rritje e konsiderueshme në forcën potenciale të punës (me 20% deri në vitin 2031, sipas skenarit normal me shpërndarje gjeografike dhe emigrim konstant brenda vendit).
Rënia më e fortë në forcën e mundshme të punës parashikohet për Gjirokastrën (me -43%), si dhe për Beratin dhe Dibrën (me të paktën -30%).
Ekspertët e demografisë pohojnë se Shqipëria ndodhet në mes të dritares së mundësisë ekonomike që shtrihet përafërsisht në fillim të viteve 2020.
Mosha mesatare e forcës së punës është mbi 40 vjeç dhe nëse do të aplikoheshin politikat e duhura, ekonomia e vendit do të ishte në kulmin e produktivitetit prej kësaj mundësie. Forca e punës në Shqipëri është në moshën ku përvoja dhe mosha janë kombinim ideal për të prodhuar maksimumin e përfitimeve.
Rënia e popullsie në moshë pune ka efekt pozitiv në rënien e papunësisë (në mënyrë mekanike për shkak të emigrimit) përveç të tjerash qëndron dhe në faktin se reduktohen shpenzimet buxhetore për të paguar kategorinë e të papunëve.
Megjithatë, në të njëjtën kohë që reduktohet buxheti për mbulimin e pagesës sociale për të papunët, si pasojë e uljes së numrit të papunësisë nga emigracioni, reduktohen dhe të ardhurat nga taksimi në buxhet, i ardhur për të njëjtën arsye, nga emigracioni.
Në një situatë të tillë, shumë shpejt vendi do të humbë konkurrueshmërinë në rajon edhe për investimet e huaja. Aktualisht është krahu i lirë i punës që ka sjellë në Shqipëri kompanitë e huaja. Por gjatë dekadës së ardhshme, edhe kjo mundësi duket se do të shterojë./ Monitor
Nese ne 2023-2026 nuk mbaron gjithe infrastruktura edhe me shume do ikin , per shembull do ikin njerez nga fshati ne qyteza nga qytezat ne qytete dhe nga qytetet ne kryeqytwt pastaj levizin ne treg europian , ka akoma fshatra dhe qytete shume turistike por pa infrastrukture moderne kjo shkakton largim te rinjve ! Duhet investim ne infrastrukture kudo nese EU na jep 3-5 miliard € ne 2023-2026 behet gjithe infrastrukturaa teknike ne gjithe republiken kjo e ben rinine te kthehet dhe riinvestoje ne hotele malore apo detare ne bujtina ne teknologji lehte etj etj por nese nuk shkon fibra optike , electriciteti hekurudha , autostrada dhe rruget e shtruara ne cdo cep te vendit do kemi akoma levizje te shtreses se re nga emigrim ne migrim apo emigracion ! Jane modele ekonomike ! Shqiperia ka 80% terren malor dhe as 1% e infrastruktures moderne nuk ekziston ne mal apo zona rurale , ky problem ka qene gjithmone por duhet asfalt me bitum selenice dhe cilesor dhe shqipria e rrit GDP ne 2028 mbi 40-50 miliard € nese ben infrastrukture fuqishem si ne veri edhe ne jug , gjithsesi Shqiperia kishte vetem 1 aeroport ne 2015 por ne 2025 do kete 3 te perfunduar dhe 2 te tjere ne punim e siper , Shqiperia ne 2015 kishte 3 porte (Durres Shenghin Vlore Sarande ) do kete ne 2025 mbi 7 porte (kep Rodoni - Gjiri Lalzit) Velipoje , Kavaje dhe Palase ) Por dhe miniporte turistike pra duhet edhe infrastrukture moderne hekurudhe etj qe behet vetem me para nga BE (EU) pra 6-10milliard€ ne shqiperi dhe 2023-2027 mbaron puna me infrastrukture
PërgjigjuRama ben punen e djallit per te falimentuar dhe shkaterruar kombin Shqiptar. Per ate na rri urte serbia, se nuk mund te beje nje pune me te mire se Rama!
PërgjigjuRama me të korruptuarit e paaftë në qeveri nuk bëjnë asnjë gjë për të mbajtur ose kthyer Shqiptarët. Vetëm mundohen t'i gënjejnë me ndonjë histori suksesi të shpikur. Asnjë lehtësi për të tjerët vetëm KÇK-ja
Përgjigju