UKRAINE- Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka thënë se do t’u lejojë më shumë autonomi separatistëve në lindje, me qëllim për të mbajtur vendin të bashkuar, por duke theksuar se nuk do të ketë lëshime territoriale.
“Nuk do të heqim dorë nga asnjë çështje e strukturës së shtetit tonë sovran, pavarësia dhe integriteti territorial. Ne do të mbetemi një shtet i bashkuar.”-ka deklaruar Presidenti Poroshenko.
Sipas Poroshenkos, protokolli për paqe, i nënshkruar të premten e javës së kaluar me rebelët pro-rusë ruan konceptin e shtetit sovran e të bashkuar të kufinjve të tanishëm. Megjithatë, ai shtoi se armëpushimi aktual kishte ndryshuar situatën ‘në mënyrë drastike’, pavarësihst raportimeve se rebelët kishin kapur një tjetër qytet. Më herët, rebelët postuan një video online ku tregonin flamurin e tyre të ngritur mbi ndërtesën e këshillit të qytetit Komsomolske, në afërsi të Donetskut.
Një ditë më parë, Poroshenko zhvilloi një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin ku të dyja palët shpreheshin të kënaqura me zhvillimin e armëpushimit. Duke folur gjatë një takimi televiziv, udhëheqësi i Ukrainës tha se zbatimi i armëpushimit kishte qenë i vështirë, mes luftës për pavarësi dhe ruajtjes së integritetit të vendit.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com