Porositë për atentate dhe vrasje
nga qelia, burg përjetë Admir Tafilit

Porositë për atentate dhe vrasje<br />nga qelia, burg përjetë Admir Tafilit
Dy dënime me burg përjetë dhe 131 vite burg është kërkesa e prokurorisë për grupin kriminal të drejtuar nga Admir Tafili i cili sipas hetimeve të akuzës porosiste vrasje me pagesë nga qelia e burgut.

Pas 60 seancave prokurori Besnik Muci ka mbyllur pretencën duke kërkuar përkatësiht burg përjetë për urdhëruesin e vrasjeve Admir Tafili dhe ekzekutorin e grupit Kristi Pine.
 
Ndërkohë për Pinen kjo kërkesë u reduktua në 10 vite pasi në dosjen me 12 të pandehur ai ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
 
Ndaj Tafilajt prokuroria ngriti 6 akuza: - “Vrasje me paramendim”, “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”; “Vetëgjyqësi”; “Krijimi i Grupit të strukturuar kriminal”; dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
 
Tafilaj aktualisht ndodhet në burg të sigurisë së lartë aty ku vuan një tjetër dënim me burg përjetë për vrasje të kryera disa vite më parë në Shkodër si dhe arratisje nga burgu dy herë.
Hetimet për zbulimin e këtij grupi kriminal u drejtuan nga Prokuroria për Krime të Rënda që nga Shkurt 2015.
 
Kjo është seka e grupit kriminal të drejtuar nga Tafili, grup ndaj të cilit rëndojnë 2 vrasje, 3 atentate me tritol, 2 plagosje dhe 2 tentativa vrasjesh.
 
Ky grop kriminal u zbulua në fillim të vitit 2015 ku fillimisht u prangos Kristi Pine dhe më pas Alfred Qefala, arrestimi dhe hetimi i të cilëve do të conte hetuesit tek gjurmët dhe urdhërat e Admir Tafilit.
 

131 vite për 10 anëtarët e bandës
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dy burgime të përjetshme dhe 131 vjet burgim të tjera për 10 të pandehur, të akuzuar se kanë pasur role të ndryshme në një grup të strukturuar kriminal, i cili kryente vrasje me pagesë.
 
Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se ky grup udhëhiqej nga shtetasi Admir Tafilaj, i cili drejtonte anëtarët e tjerë nga burgu, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për krime të tjera.
 
Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin ndaj të pandehurve në Shkurt 2015. Në përfundim të gjykimit, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi dënimet, si më poshtë:
 
 
 
1.      Admir Tafilaj, akuzuar për:
 
- “Vrasje me paramendim”;
 
- “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;
 
- “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;
 
- “Vetëgjyqësi”;
 
- “Krijimi i Grupit të strukturuar kriminal”; dhe
 
- “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
 
Të dënohet me burgim të përjetshëm
 
 
 
2.         Kristi Pine, akuzuar për:
 
- “Vrasje me paramendim”
 
- “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;
 
- “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;
 
- “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;
 
- “Prodhimi dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;
 
- “Krijimi të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe
 
- “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
 
Të dënohet me burgim të përjetshëm (për shkak të bashkëpunimit, në përfundim të dënohet me 10 vjet burgim)
 
 
 
3.         Elson Merdani, akuzuar për:
 
- “Vrasje me paramendim”;
 
- “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, dy herë;
 
- “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”;
 
- “Krijimit të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe
 
- “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
 
            Të dënohet me 35 vjet burgim
 
 
 
4.         Dritan Peksani akuzuar për:
 
- “Vrasje me paramendim”.
 
            Të dënohet me 35 vjet burgim
 
 
 
5.         Alfred Qefalia, akuzuar për:
 
-“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”
 
- “Prodhim dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.
 
Të dënohet me 27 vjet burgim
 
 
 
6.         Klajdi Shermadhi, akuzuar për
 
-“Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”;
 
- “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.
 
            Të dënohet me 21 vjet burgim
 
 
 
7.         Aleksandër Gora, akuzuar për:
 
- “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”;
 
- “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
 
            Të dënohet me 5 vjet burgim
 
 
 
8.         Fatos Koka, akuzuar për:
 
- “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
 
            Të dënohet me 3 vjet burgim
 
 
 
9.         Albano Beqiraj, akuzuar për:
 
- “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
 
            Të dënohet me 3 vjet burgim
 
 
 
10.       Dhimitër Zito, akuzuar për :
 
- “Moskallzimi i krimit”.
 
            Të dënohet me 2 vjet burgim
 
 
 
Ndërkohë, për tre të pandehur të tjerë në këtë çështje, është veçuar gjykimi.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?