Tri porositë e Ramës për kryebashkiakët socialistë në mbledhjen në Elbasan! Më pas takim edhe me deputetët në Tiranë

Ka zgjatur 2 orë takimi i kryeministrit Edi Rama në Elbasan, ku mblodhi kryebashkiakët socialistë për t'u dhënë porositë lidhur me fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 2021. Ashtu si në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë me grupin parlamentare socialist po në Elbasan, Rama ka kërkuar nga kryebashkiakët sigurimin e sa më shumë votave dhe shumë punë në mënyrë që qeveria e tij të sigurojë një mandat të tretë qeverisës.

3 kanë qenë porositë kryesore të kryeministrit  Rama për kryebashkiakët, 1-promovimi i punëve në rrjetet sociale dhe të jenë më të angazhuar në postimet që bëjnë.

2-Porosia e dytë ishte për kryebashkiakët, qytetet e të cilëve janë prekur nga tërmeti, të cilët të kenë një vëmendje të shtuar ndaj banorëve si dhe 3- ka kërkuar që theksi të vendoset te rritja e punësimit jo vetëm në shtet por dhe në privat.

Rama është treguar i prerë në porositë e tij për kryebashkiakët që të sigurojnë sa më shumë vota dhe të nisin përgatitjen për fushatën zgjedhore, të punojnë fort dhe të japin gjithçka që PS të sigurojë mandatin e tretë në 2021 duke punuar në këto tre drejtime. 

Pas përfundimit të takimit që zgjati nga ora 16:00-18:00, Rama është nisur drejt Tiranës, ku zhvilloi edhe një takim me deputetet në selinë rozë, që zgjati një orë, nga 18:30-19:30. Rama ka kërkuar gjatë takimit me deputetët në Tiranë që u zhvillua në selinë rozë po ashtu angazhim maksimal për fushatën zgjedhore. Gjatë takimit janë prezantuar edhe drejtuesit e rinj për Tiranën, Erjon Veliaj, Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Në këtë mënyrë Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për fushatën zgjedhore, ku dy ditë më parë Rama u tregua disi dhe kërcënues me grupin parlamentar socialist duke u bërë të qartë të gjithëve se "nëse nuk japin gjithçka duhet për PS, nuk do të jenë pjesë e formacionit për 2021. Tashmë në këto zgjedhje duhet që secili të tregojë veten, të sigurojë vota dhe të forcojë PS dhe jo më e kundërta, ku PS bën më shumë për ta".

Më 1 shtator, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS janë bërë të ditur dhe drejtuesit e qarqeve, ku Rama merr për herë të parë drejtimin e Durrësit, ndërsa Gjiknuri vendoset në Vlorë.

Drejtuesit e tjerë të qarqeve që janë ndryshuar janë:

-Safet Gjici është caktuar drejtues politik në qarkun Kukës

-Ilir Beqaj është caktuar drejtues politik në qarkun Shkodër

-Lindita Nikolla është caktuar drejtues politik në qarkun Lezhë

-Erjon Veliaj do të jetë drejtuesi politik i bashkisë Tiranë

-Elisa Spiropali është caktuar drejtues politik në qarkun Tiranë

-Kryemistri Rama do të jetë përkohësisht drejtues politik në qarkun Durrës

-Ervini Bushati do të jetë kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë

- Olta Xhaçka është caktuar drejtuese politike në qarkun e Dibrës

- Taulant Balla është caktuar drejtues politik në qarkun e Elbasanit

-Gramoz Ruçi është caktuar drejtues politik në qarkun e Fierit

- Damian Gjiknuri është caktuar drejtues politik në qarkun e Vlorës

- Niko Peleshi është caktuar drejtues politik në qarkun e Korçës

- Bledi Çuçi është caktuar drejtues politik në qarkun e Gjirokastrës

Në lidhje me mbajtjen e Asamblesë Kombëtare ende nuk ka një datë përfundimtare. Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri raporton se Asambleja ishte parashikuar që të mbahej në datën 4 shtator, por ajo është shtyrë dhe si datë paraprake është caktuar fillimisht 11 shtatori.

Megjithatë, referuar të njëjtave burimeve, nuk përjashtohet mundësia që të ndryshohet sërish datat, për shkak se ka ngecur puna se nuk është gjetur një zgjidhje për të bërë organizimin duke masat anti COVID. Skenari që po diskutohet është zhvillimi i takimeve në tre qytete kryesore, Shkodër për veriun, Fier për jugun dhe do të lidhen online me Tiranën ku do të mbajë fjalën kryeministri Edi Rama. Megjithatë, kjo është në diskutime e sipër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:36
Përfundon takimi i Ramës me deputetët në selinë rozë

Përfundon takimi i kryeministrit Edi Rama me deputetët në Tiranë e zhvilluar në selinë rozë. Takimi nisi në orën 18:30 dhe përfundoi në 19:30 ku mendohet se gjatë kësaj ore, Rama ka dhënë sërish porosi për deputetët lidhur me fushatën zgjedhore.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gare kush ka makinen me te shtrenjte: 03/09/2020 22:48

    duheshin arrestu direkt ata kryebashkiak qe shkojn para kryeministrit ma makina luksoze

    Përgjigju
  • Bledi: 03/09/2020 22:19

    O Jola Voltana eshte votuar dhe eshte ne detyre, ska faj njeri qe Valdrini doli me probleme dhe iku.

    Përgjigju
  • Nevrikari: 03/09/2020 19:59

    Nuk e kuptoj...si do ti sigurojnë votat këta....çdomethënë..nuk e kuptoj...a mund te ma shpjegoj ndonje????

    Përgjigju
    • socialisti pa pune: 03/09/2020 22:04

      po me blerje votash dhe premtime boshe per punesim

  • Jola: 03/09/2020 19:21

    A e thirre Valdrinin nga Shkodra o Edo? Se Voltanen dhurat nga ti e ka Shkodra te cilen ke braktis sikur mos te ishte territor shqiptar. Tani qe je i qart se nuk fiton me,u zgjove nga gjumi.Ke ngel ne fejsbuk e me ajfon sic ironizon ti shqiptaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale