Dyshohet se porositi sulmin me tritol ndaj pallatit të Liman Gjokës në Shëngjin në 2020, Gjykata Lezhë liron Zef Kolën

52-vjeçari nga Tirana i arrestuar me urdher të Prokurorisë së Lezhës si bashkëpunëtor në vendosjen e lëndës plasese në një objekt në ndërtim në zonen e ranës së hedhur në Shëngjin në vitin 2020, u lirua nga qelia.Zef Kola i vënë nën akuzë për këtë ngjarje në rolin e porositësit u njoh me masen e sigurisë në gjykaten e Lezhës, e cila vendosi ndaj tij masen e sigurisë "Detyrim Paraqitje".

Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pasi dëgjoi palet doli në konkluzionin se 52-vjeçari duhet të hetohet në gjendje të lirë.Por me këtë vendim nuk është pajtuar prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili ka bërë ankim në Gjykaten e Apelit me pretendimin se ka prova që impikojnë Zef Kolën në vendosjen e lëndes plasese në objektin në ndërtim në Shëngjin dhe duhet të qëndrojë në burg.

52-vjeçari u arrestua me me 28 shkurt nga Policia e Lezhës në kuader të operacionit "Eksplozivi", pasi dyshohet të jetë bashkëpunëtor në vendosjen e lëndes plasese në objektin në ndërtim të biznesmit Liman Gjoka në zonen e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ngjarje e ndodhur 19 nëntor të vitit 2020.Ndaj tij janë ngritur akuzat "Shkatërrimi i pronës me eksploziv", "Kanosja", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit luftarak".

Nga hetimet e kryera nën drejtimim e prokurorit Françesk Ganaj, rezulton se 52-vjeçari Zef Kola ka porositur dy të rinj nga Fushë-Kruja që të vendosin lëndën plasese në objektin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka, i cili u sulmua dy herë më lëndë plasese në harkun kohor të 3 javeve, ndërsa shpërthimi i dytë i ndodhur në muajin dhjetor të vitit 2020 nuk është arritur ende të zbardhet.Shkak për ngjarjen dyshohet të jenë bërë konfliktet për pronësinë e truallit ku po ndërtohej objekti disa katesh.Si autor te vendosjes se lëndës plasëse me herët janë dënuar me burg nga gjykata e Lezhës dhe 2 autoret Erald Pajtani dhe Angli Stafuka, përkatësisht me 4 dhe 2 vite heqje lirie, pasi kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 20 nëntor. Kjo ishte hera e parë e cila u ndoq nga një shpërthim i dytë në harkun kohor të 3 javëve, kur u sulmua serish me lëndë plasëse objekti në fjalë. Në dëshminë e tij në polici biznesmeni Liman Gjoka ka deklruar se pronën ku po ndërton e ka blerë shumë vite më parë dhe se nuk ka asnjë konflikt. Por pavarësisht pretendimeve të tij pista krysore e hetimit është ajo e konflikteve të pronësise, por nuk përjashtohet mundësia se ngjarjet mund të kenë ardhur dhe për shkak të konkurencës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari