Policia ka arrestuar një person ditën e sotme në portin e Durrësit për kontrabandë ilaçesh. I arrestuari është Arsim Gashi 43 vjeç, banues në Norvegji, me shtetësi Norvegjeze dhe kombësi Shqiptare.

Sakaq policia filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, F.G. 38 vjeçe, banuese në Norvegji, me shtetësi Norvegjeze dhe kombësi Shqiptare.

Personat e mësipërm bashkëshortë me njëri –tjetrin janë paraqitur pranë kabinave te kontrollit të Policisë Kufitare PKK Port Durrës për t'u imbarkuar në tragetin e linjës Durrës- Bari, me mjetin tip Ford me targa LS75558 me destinacion përfundimtar Norvegjinë. 

Efektivat e Policisë, bazuar në disa dyshime e kanë kaluar mjetin për kontroll më të hollësishëm në Vijën e Dytë dhe pranë Skanerit S2 Albania.

Pas ekzaminimit u konstatuan disa pjesë të dyshimta në makinë tek pjesa e parakolpit dhe mbrapakolpit te saj.

Pas kontrollit të kryer u vu re se në këto pjesë gjendeshin 3 komardare gome të izoluara me tel, brenda të cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një sasi e konsiderueshme ilaçesh të llojit Apaurin Diazepam në total 3 030 tableta, 45.450 kokrra.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kontrabanda me mallra te liçencuara” .

kontrabande ilacesh

kontrabande ilacesh
kontrabande ilacesh
kontrabande ilacesh

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com