Që prej mbrëmjes së kaluar në rrjetet sociale qarkullon një video, ku shihet modetarorja e njohur Albana Osmani, Anjeza Maja dhe këngëtarja Anxhela Peristeri në një konkurs bukurie.

Faqet e ndryshme në internet shkruan për ndryshimin drastik të moderatores Osmani. Madje ajo u publikua edhe në faqen ‘’Vipat e Bllokut’’, faqe kjo e njohur për demaskimet e vipave. Por pas këtyre postimeve ka ardhur edhe reagimi i bukuroshes së ekranit.

Ajo pa nguruar fare e ka ripostuar videon në profilin e saj në Instagram. Albana bashkangjitur saj ka shkruar edhe ‘’Hahaha ‘’100 vite’’më parë, kujtim i bukur për mua! Fitova edhe miss internetin pale’’.
 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com