Manastirliu: Punësohen nga portali 58 mjekë në sistemin shëndetësor publik

 Manastirliu: Punësohen nga portali 58 mjekë në sistemin shëndetësor publik

Gjatë muajit Nëntor, sipas ministrisë së shëndetësisë janë punësuar 58 mjekë të rinj në qendra shëndetësore dhe spitalet publike në vend me portalin “Mjekë për Shqipërinë”. Gjatë takimit me mjekët e punësuar rishtazi, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se portali do të jetë gjatë kohës i hapur për t’u krijuar mundësinë mjekëve për t’u njohur me vendet e lira të punës dhe për t’ju bashkuar sistemit shëndetësor publik.

“Jam e kënaqur që 58 mjekë do të jenë pjesë e armatës së mjekëve në sistemin publik që do t’i atashohen qendrave shëndetësore dhe spitaleve tona si mjekë të përgjithshëm, mjekë familje edhe si mjekë specialistë. Ndryshe nga më parë, sot informacioni për vendet e punës është I hapur dhe i aksesueshëm nga të gjithë dhe ju jeni shembulli i punësimit me meritë, në bazë të aftësive tuaja” - tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë takimit me mjekët e sapo punësuar.

Manastirliu tha se Portali “Mjekë për Shqipërinë” ka rritur transparencën në punësimin e mjekëve. “Portali ‘Mjekë për Shqipërinë’ është një instrument që u krijon një mundësi më të mirë mjekëve jo vetëm për identifikuar pozicionet e lira në sistemin publik, por ky sistem i ri si dhe portal ‘Infermierë për Shqipërinë’ ka tjetërsuar të gjithë mekanizmin e rekrutimit të profesionistëve të shëndetit duke nisur nga infermierët, laborantët duke vijuar tek mjekët në sistemin publik”, tha Manastirliu.

Sipas ministrisë, portali i mjekëve është një portal që nuk hapet me faza, pra do të jetë gjatë gjithë kohës i hapur për të plotësuar vendet e lira të punës me mjekë familje, mjekë të përgjithshëm apo mjekë specialistë. Secili mjek i cili është i diplomuar dhe i licensuar mundet që të aplikojë për gjatë gjithë vitit në pozicione të cilat janë të shpallura apo do të shpallen rishtazi në mënyrë të vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa procedurat do të ndiqen nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor.

Thirrjes së dytë në Portalin “Mjekë për Shqipërinë” i’u përgjigjën 106 mjekë familje dhe mjekë specialistë. Me Udhëzimin e ri të Portalit “Mjekë për Shqipërinë” janë krijuar listat e pritjes për mjekët që aplikojnë me portal, duke i dhënë kështu mjekëve mundësinë e punësimit në momentin që hapet vendi vakant në rajonin ku ka e aplikuar. Nga muaji Maj i këtij viti janë në total 99 mjekë të punësuar në sistemin shëndetësor nëpërmjet Portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik