Projekti për ndërtimin e Porto Romano-Porti i Thatë do të rrisin tregtinë Shqipëri-Kosovë, hekurudha Durrës-Prishtinë do lidhë dy portet tregtare

Ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto-Romano dhe lidhja e tij me Portin e Thatë në Prishtinë, duke përdor hekurudhën Durrës-Prishtinë, ishte projekti ambicioz i prezantuar përpara dy qeverive nga kompania holandeze Royal Hackoning.

“Nëse ky port do të ndërtohej, do ta ndryshojnë lojën jo vetëm për dy shtetet, por edhe për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Eric Smit Drejtor i Royal Haskoning DHV.

Shkëmbimet tregtare mes vendeve pritet të rriten shumë nga ky projekt ndërsa hekurudha do të shërbejë për transportin e kontejnerëve. Ndërsa për kryeministrin Edi Rama ky projekt rrit pozitat e shteteve në Ballkan. 

“Një projekt që transformon në mënyrë rrënjësore gjithë infrastrukturën e zhvillimit të marrëdhënieve tregtare mes vendeve, nxit ekonominë mes 2 vendeve, e vendos Shqipërinë dhe Kosovën në qendër të një graviteti rajonal dhe e kthen Durrësit në një nga portat më strategjike ekonomike të Mesdheut. Kemi firmosur bashkë financimin e studimit të fizibilitetit për të shkuar te projektimi i hekurudhës Durrës-Prishtinë”, tha Rama në konferencë pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive.

Në projektin për ndërtimin e Porto Romanos, përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do jetë në Prishtinë, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

“Kemi hekurudhën, Portin e Durrësit dhe atë të Thatë në Prishtinë. Deri në vitin 2050 do të mund të ketë potencial deri në 100 mijë kontejnerë që të trajtohen në Portin e Thatë në Prishtinë. Porti i Thatë jep shumë mundësi dhe është një infrastrukturë ideale për ta hequr stresin nga portet detare. Kjo i lehtëson disa pjesë shumë thelbësore të portit detar”, tha Smit.

Ndërsa Porto-Romanos do të ketë një sipërfaqe prej 400 hektarë me kapacitet prej 2 milionë kontejnerë deri në 50 milionë tonelata. Po ashtu parashikohet të presë deri në 1 milionë pasagjerë. Nëpërmjet këtij projekti distanca me Prishtinën pritet të shkurtohet në 265 kilometra.

Synimi është që të bëhet i mundur integrimi i infrastrukturës portuale dhe hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës duke realizuar një portë të klasit botëror për në Ballkanin Perëndimor, tha në prezantimin e projektit drejtori i kompanisë holandeze.

Projekti i investimit në Porto Romano, në përfundim të tij përllogaritet të ketë një impakt pozitiv në GDP e Shqipërisë nga 3% deri në 6%, ndërsa për Kosovën ende nuk ka një përllogaritje të saktë, pasi porti i saj tokësor do të ketë kapacitet më të ulët.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës