TIRANË, 3 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Sokol Murataj është një ëngjëll mbrojtës për personat me aftësi të kufizuar. I lindur në Fier 42 vite më parë,  ai ka një jetë që i dedikohet personave me aftësi ndryshe, me qëllim që edhe kjo pjesë e shoqërisë të jetë pjesë e integruar dhe thelbësore e zhvillimit të vendit tonë.
Ndër objektivat  kryefjalë të punës së tij dhe Organizatës Daneze për Personat me Demtim ne Shtyllën Kurrizore, e cila e mbështet është çelja e Qendrës së Rehabilitimit për personat Paraplegjike dhe Tetraplegjike te Shqiperise, të cilët në këtë mënyrë do të kenë mundësi të ri-integrohen në jetën shoqërore në vendin.
"Është mjaft e rëndësishme që personat paraplegjikë të rehabilitohen, pasi e gjithë shoqëria përfiton. Në rradhë të parë të dëmtuarit nga ky problem, të cilët jo vetëm njihen me aftësitë e tyre, por dhe futen në punë, duke u kthyer nga përfitues të ndihmës ekonomike në kontribues, çka i hap dritën jeshile ndihmës për personat e tjerë paraplegjik e kështu me rradhë. Po ashtu përmes rehabilitimit personat me aftësi ndryshe mund jetojnë njëllojë si e gjithë pjesa tjetër  e shoqërisë", tha Sokoli, duke ndarë historinë e tij, gjatë një interviste për Agjencintë Telegrafike Shqiptare.
Ai ka gati 18 vite që kujdeset për integrimin e personave me aftësi ndryshe. Sokol Murataj me vullnet të hekurt për vite me rradhë kërkoi vendosjen e statusit për persona me aftësi të kufizuar, gjithashtu zhvilloi një sërë seminaresh. Sokoli  frymëzohet nga filozofia se e pamundura është një barrierë që njerëzit i vendosin vetes, kur i mungon besimi për të ecur përpara drejt suksesit. Por, Sokol Murataj edhe pse me shumë vështirësi të "pamundurën" nuk e konsideron aspak si mundësi. Përkundrazi, Sokoli në rrugëtimin e tij frymëzohet gjithnjë nga energjia pozitive dhe vullneti për të gjetur zgjidhjet aty ku të tjerët nuk shohin.
Historia e Sokolit është e ngjyrosur me tre ngjyra thelbësore, të kuqen, të bardhën dhe të zezën. E para simbolizon gjakun e Shqiptarit dhe ndjeja dashurisë për vendlindjen e tij. E dyta, përafqëson pastërtinë e misionit të tij, ndërsa ngjyra e zezë është simboli i dritë-hijeve që kanë karakterizuar jetën e Sokolit.
Zanafilla:
Sokol Murataj, gjate intervistes per Agjencine Telegrafike Shqiptare. Foto: A. Fortuzi
Jeta e Sokolit ishte e njëjtë dhe e ngjashme me shumë të rinj shqiptarë. Që në vogli ai kultivoi ëndrrat e tij dhe tentoi ti çonte përpara, deri kur në vitin 1997, kur djaloshi nga Fieri ishte 24-vjeç një errësirë e befasishme i merr këmbët dhe ai mbetet i paralizuar. Ëndrrat dhe pasionet priten në mes dhe së bashku me to, brenda një viti edhe jeta e babait të Sokolit.  Keshtu jeta e detyrojn Sokolin që jo vetëm të ballafaqohej me problemin e tij fizik, por të merrte në duar edhe fatin e familjes së tij.
Fillimisht, siç thotë edhe vetë Sokoli,  ishte shumë e vështirë. "Gjithçka ndodhi shumë shpejtë. Brenda një viti dielli që kisha në horizont perëndoi dhe errësira pllakosi sytë e mi. Mbeta i paralizuar nga një aksident dhe jo vetëm kaq, por humba dhe babanë, çka bëri që jeta ime të merrte një rrjedhë krejt tjetër. Fati më vuri përballë një përgjegjësi shumë të madhe se çmund të mbanin supet e mija, por fatit nuk mund ti largohesh dhe e vetmja mënyrë për të kaluar sfidën është përballja me të. Dhe unë, nënvizon Sokoli, kështu bëra".
Gjate protestave te Shoqates se Para dhe Tetraplegjikeve ne vitin 2000 per implementimin e Nenit 59 te Kushtetutes
Fillimisht 24-vjeçari u kujdes për shëndetin e tij dhe familjes së tij. Më tej, Sokoli përqafoi realitetin e ri dhe shumë shpejt u njoh dhe kupotoi se nuk ishte i vetëm me këtë problem. Ishin edhe shumë persona të tjerë, çka bëri që i riu nga Fieri të merrte një iniciativë, ngritjen e Shoqatës së parë të Paraplegjikëve dhe Tetraplegjikeve për qytetin e Fierit ne vitin 1999.
Më tej këtë aktivitet e zgjeroi në Tiranë, ku u transferua nje vit më vonë dhe nga ku ai kërkoi me insistim njohjen e statusit të parpalegjikëve, NENI 59-të i Kushtetutës së Shqipërisë. "Ky Nen i kushtetutës është një betejë e fituar në vitin 2000'. Ky nen na mundëson të kemi të drejtat dhe detyrimet tona karshi shteti dhe shteti karshi nesh", thotë Sokoli, i cili më tej bie preh e burokracive , duke bërë që djaloshi nga Fieri të kërkonte Azil jashtë vendit dhe te linte për pak kohë jashtë vëmendjes misionin e tij, Integrimin në Shoqëri me të drejta të plotë personave me aftësi ndryshe.
-Rikthimi në Mision-
Largimi nga Shqipëria ishte i dhimbshëm, gjaku i tij thërriste vendlindjen. Danimarka ishte një vend miqësor, i cili mbushi me bardhësi dhe energji pozitive trupin, mëndjen dhe zemrën e Sokolit, i cili u bë pjesë e një qendra rehabilitimi, nga ku ai u frymëzua për tu bërë misionari, apo ëngjëlli mbrojtësi aftësisë ndryshe.

"Mbështetjen e parë e mora nga "Shoqata Daneze e Shtyllës Kurrizore" nga Anëtari i Bordit, Financieri i Ryk.dk  Mr. Jens Bø Sørensen, pastaj nga Shefi i Klinikës Daneze të Shtyllës Kurizore" Honbæk Danmark, Kryemjeku Dr.Prof. Fin Biering Sørensen, zv. President i (ISCoS)- 2002-2003, në vijim ISCoS President 2010-2012. Dhe nga Dr. Sergio Aito, Drejtor i Njësisë së Shtylles Kurrizore (L'unita Spinale Rehab. Centro), Careggi Toscana Ospitale Universitario di Firence, Itali, Deri në vitin 2011 zv. Pres. ISCoS. U akordua nga ISCoS.org.uk, ne 2014-ën si Amdasador i ISCoS per Shqiperine, i cili ne bashkepunim me OBSH-ne dhe Ministrine e Shendetesise (MSH), dhe me ndërmjetësuesin misionarin Sokol Murataj, kanë bërë që projekti i Tiranës, "Njësia e Shtyllës Kurrizore", Qendra Kombëtare e Rehabilitimit post Traumatik të gjejë zbatim në ish Spitalin Ushtarak, me një projekt ambicioz dorëzuar nga Sokoli  MSH-së, për 100 vjetorin e pavarsisë në datën 28 nëntor 2012
-21 shtator 2003, Drita në fund të tunelit-
Që prej ditës së aksidentit, Sokoli veç errësirës me forcën e zemrës së tij, shumë larg në horizont shihte një fije të lehtë drite. 24-vjeçari, asokohe, përpiqej që me gishtërinjtë e tij të përkëdhelte këtë dritë shpresë. Ai e ndejnte në çdo hap të tijin se ajo dritë ishte misioni i madh që natyra i kishte rezervuar.Energjia, që zoti i kishte falur për t'ja shpërndarë edhe personave të tjerë me të njëjtin problem.
"Bashkëpunimi është mjaft i rëndësishëm. Njeriu duhet të ndihmojë sa herë ka mundësi të jap ndihmë dhe duhet të pranojë ndihmë në momentet e nevojës", thotë Sokoli, i cili rrëfen se në jetë i ka besuar shumë njerëzve, me të cilët ka kërkuar bashkëpunim për të vijuar përpara, por vetëm disa prejt tyre kanë arritur ti përgjigjen me pastërti misionit të tij.
Sokoli rrëfen se pesë vite pas aksidentit, drita në fund të horizontit fillojë të madhësohej dhe kjo falë eksperjencës dhe disa personaliteteve mjaft të rëndësishëm në Danimarkë. Ai tregon se dita më e lumtur e jetës ka qenë 21 Shtatori 2003, kur gishtërinjtë e Sokolit u forcuan dhe e kapën dritën, duke e përqafuar atë dhe përmes saj duke vijuar misionin e tij. "Dr. Fin Biering Sørensen, Kryemjeku i Klinikes Daneze te Shtylles Kurrizore, dhe zv.President i (ISCoS) 2002-2003, më afroi me mjaft mirësi dhe një ditë para së të dilja nga Rehabilitimi më dorëzon Projekt Mbështetjen e ISCoS për Shqipërinë ajo ditë ka qenë ndër ditët me emocionuse dhe eksituese të jetës time përballë këtij projekti ambicioz, i cili i hapte dritën jeshile vijueshmërisë së misionit tim dhe tashmë të përbashkët me (Organizatën Daneze për Demtimet në shtyllën kurrizore)-Ryk.dk. "Shoqaten Nderkombetare te Shtylles Kurrizore ISCoS.org.uk, për ndërtimin në vendin e gjakut tim Qendrën Rehabilituese për Paraplegjikët", shprehet Sokoli.
Pas këtij "bekimi", Sokoli merre rrugën e gjatë të kthimit për në atdhe, ku vihet menjëherë në kontakt me shoqatat e fokusuara tek paraplegjikët në vendon tonë, ku kërkon bashkëpunim dhe e gjen atë. Po ashtu bashkëpunim kërkon edhe nga qeveria e asokohe, e cila me këmbënguljen e faktorit të huaj investohet në këtë mision. Rrugëtimi ecën mirë.
Në vitet pasardhëse, Sokoli ka ndërmerrë disa nisma, disa seminare, ku përmes mjekëve shqiptarë dhe të huaj i dëshmon paraplegjikëve të vendit tonë se,  jeta e tyre mund të jetë e shëndetshme në të gjitha drejtimet, duke u edukuar, rehabilituar, dhe duke u integruar ne shoqeri me ane te  punesimit, duke krijuar një familje, duke u kujdesur për të gjitha detajet e një jetë familjare dhe normale të një shqiptari. "Një shtet i fuqishem kujdeset për fëmijët, pasi ata janë e ardhmja. Një komb i fuqishëm, përmes politikave të caktuara, lufton që të rinjve e të rejave ti ofrojë kushte maksimale, ekonomike e sociale për të krijuar një familje, pasi kështu qytetërimet ecin përpara dhe kombi vijon të mbijetojë.
Pjesë e këtij procesi mund dhe duhet jenë edhe personat parpalegjik . Një nga seminarët e zhvilluara ne Ministrine e Shendetesise (MSH), nga Sokoli ne bashkepunim e ISCoS dhe (MSH), ishte kur ne janar 2008, u be e mundur ardhja e Kryemjekut, Shefit te Departamentit te Urologjise dhe Fertilitetit per Personat me "Shtylle Kurrizore te Demtuar" Para dhe Tetraplegjike, ne Spitalin Universitar te Kopenhagen, Danimark, Dr.Prof. Jens Sønksen, i cili  kishte në qendër të vëmendjes, funksionin seksual, planifikimin familjar, jeten intime, rintegrimin e personave me "Demtim te Shtylles Kurrizore", duke i punësuar ata, çka do krijonte kushtet ekonomike edhe për krijimin e një familje", thotë Sokoli, duke sjellë për këtë edhe shembullin e djalit të tij.
-Në prag të suksesit-
Udhët e jetës janë të paparashikueshme. Ato ngjasin mjaftueshëm me dallgët e detit. Lundrimi në to është me mjaft lëkundje, siç ja ka ënda kushteve atmosferike, pra fatit, energjisë së mistershme të cilën të gjithë e ndjejnë dhe shohim në varësi të veprimtarisë sonë të përditshme. Pas shumë përpjekjesh, dështimesh e ringritjesh dhe intrigave karakteristikë të vendit tonë, Sokoli më në fund është shumë pranë ëndrrës së tij.
Ai rrëfen takimet me disa zyrtarë të Qeverisë. Fillimisht në qeverinë Nano, 2004, Ministrin Leonard Solis, me pas Qeveria Berisha, me Minister Maksim Cikuli, e me pas Ministrin  Nard Ndoka dhe znj. Anila Godo, ish-Ministrin Vangjel Tavo dhe më pas ish-Ministrin, Halim Kosova. Tashmë është takuar dhe me Ministrin aktual të Shëndetësisë, Ilir Beqaj me të cilin është zhvilluar dhe Seminari i Parë Shkencor "Demtimi i Modules Spinale: Një sfidë e Shumëanëshme me një patologji Komplekse" në Tiranë, www.sci.al, ku morën pjesë 200 specialiste të shëndetësise. Konferenca u zhvillua një vit më parë, me 31 Maj 2014, teksa takimi në zyrën e Ministrit është zhvilluar një ditë përpara.
"Ngritëm grupin e punës. Përcaktuam ambientet në Spitalin Ushtarak për ngritjen e qendrës së rehabilitimit, madje gjetëm edhe mjekun e përshtatshëm që do të drejtonte punën në qendrën e rehabilitimit. U ngrit një grup pune në Ministrisë së Shëndetësë me një urdhër të Ministrit Ilir Beqaj, i cili caktoi zv. Ministren znj. Milva Ekonomi,  të merrte pjesë në Seminarin Ndërkombëtar nga (ISCoS) e 31 Majit. Tashmë presim që Ministria të japi dritën e saj jeshile për nisjen e këtij projekti, kësaj Qendre Kombetare Rehabilituese për personat paraplegjik", thekson Sokoli, teksa në sytë e tij lexohet shpresa e të qenit shumë pranë suksesit.
Ndërkaq, puna vazhdon me Federaten Europiane te shtyllës Kurrizore, ESCIF.org, për Projektin e Suksesshëm të Integrimit në shoqëri të Personave me Aftësi Ndryshe - Para dhe Tetraplegjike, mbas Edukimit dhe Rehabilitimit.
/f.n/