Është më i moshuar. Krahu i djathtë varet pak më shumë. Por energjia ka mbetur e njëjtë. (Moshohet, por nuk plaket). Në vite të gjata betejash politike, herë herë edhe të rrezikshme, ajo nuk e ka braktisur kurrë. Sali Berisha, kryeministri më jetëgjatë i Shqipërisë, në 23 vjet demokraci, kërkon të vendosë rekord. Dhe jo një.
Mandatin e tretë rradhazi, fitoren nga dy herë mbi dy kryetarë të ndryshëm të partisë më të madhe opozitare, e mbi të gjitha, emri i tij të jetë i lidhur ngushtësisht me afrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Qershori i 2013 është basti i madh i 69 vjeçarit, kundërshtarët e të cilit nuk po gjejnë dot ende pikën e tij të dobët. Çdo sulm, çdo krahëmarrje, çdo përballje, duket sikur e forcon. “Unë jam këtu”, thotë Berisha, edhe kur vjen puna për llogarinë e “21 janrit”, edhe për enigmën e zgjedhjeve të afërta.
Është aty, si një ëndërr e keqe, për të gjithë ata që nuk e duan, për të gjithë ata që e kundërshtojnë, për të gjithë ata që e duan nga halli, e për të gjithë ata që e urrejnë. Një makth politik për ëndërruesit e pushtetit, por një sfinks krahëartë për adhuruesit dhe pushtetarët tetë vjeçarë. Një sfinks i ngritur nga hiri i 1997, të cilin nuk po mundet më askush ta djegë, por mijëra që presin që ai të digjet vetë, me shpresën se s’ka për të rilindur më. Politikisht është i tmerrshëm. Të paktë janë ata që mund të parashikojnë lëvizjen e tij të rradhës.
Humbjet dhe dështimet më të mëdha qeverisëse, zbehjen ekonomike të Shqipërisë, arrin çuditshëm ti paraqesë si fitore në rastin më të mirë, apo si fajin e opozitës në rastin më të keq. Eshtë përballë një opozite të re, të ndryshme, moderne, të cilës i përgjigjet me një lëvizje të thjeshtë, hapjen e një llogarie në Facebook. Eshtë përballë një opozite të hapur e të mbyllur njëkohësisht, të cilën e sulmon seriozisht për çdo “krak” të sajin, por që buzëeqesh për thyerjet e mëdha brenda partisë së tij.
“Unë jam sërish këtu”. Një digë gjigande, që përballon të gjitha dallgët e moteve politike, e pas së cilës fshihen të ndershëm e të pandershëm. Në tre muajt e mbetur deri në bastin e tij të katërt, sërish e ka marrë partinë e tij përdore. (Në sytë e shqiptarëve, ata që e duan dhe ata që e urrejnë lodron një pyetje sa fëminore, aq edhe serioze për tavolinat e tyre të varfra: vallë kush do të mund ta bëjë sërish kur Berisha të mos jetë?)
Nuk është e thjeshtë. i duhet të përballet në çdo qytetet me dështimet e dukshme. Por që i mbulon me oratorinë hipnotizuese duke derdhur mbi trutë e brohoritësve dhe të pamundurve për të kundërshtuar, rritjen e rrogave, e rritjen e rrugëve. Por pa përmendur xhepat bosh pas një jave, e rrugët e plasarituara pas një muaji. E nëse rrogat dhe rrugët nuk sjellin entuziasëm, aq i nevojshëm për adrenalinën e tij, Berisha e ka gati formulën e dytë. Sulmin ndaj kundërshtarit. Të cilin e ka perfeksionuar.
Nuk i godet më drejtëpërdrejtë, por nga krahët, duke i bërë fajtorë për dështime që mund t’i takojnë fare mirë qeverisjes. “Ata nuk ju lejojnë ju të hyni në Europë”, është më e fundit, me tre ligjet e famshme. “Ata duan t’ju shtojnë juve taksat”, për të famshmen të sheshtë dhe progresive. Strategjia është e thjeshtë. Mëkati nuk ka qenë kurrë në njëjës. Eva dhe Adami nuk do të damkoseshin kurrë përjetësisht, sikur të ishin vetëm. “Unë bëj, por tjetri bën më shumë”, është “aksioma” që qarkullon prej kohësh. Duhet nxirë sa më shumë rivali, që ata shqiptarë të cilët i tremb e panjohura, të mos duan ta prishin status-quonë.
A ka me çfarë mburret Berisha? Për një popull të vuajtur, të mësuar me pak, ka. Mjafton që ta bombardosh me foto të errësirës totale të para 2005, me 24 orët e energjisë që nuk shkëputet prej kaq vitesh, në shumicën e Shqipërisë. S’është keq. Çfarë rëndësie ka se faturat marrin treçerekun e rrogës, e borxhi për këtë del sërish nga xhepi shqiptar. Dritat vezullojnë përditë, ndërsa hidhërimi vetëm ditën e rrogës. Me internetin nëpër shkolla, ato shkolla që e kanë.
E vërtetë, pavarësisht se mësuesit në jo pak raste në orën e mësimit janë më të dhënë pas Iphonit. Sigurisht Berisha nuk e harron asnjëherë anëtarësimin në NATO, s’ka rëndësi se a mund të paguajnë nën dorë disa ushtarë tanët, për të qenë pjesë në aksionet diku larg në Lindje, në disa vende me emra të frikshëm si Afganistan, apo Irak. Heqja e vizave…duket e vetmja arritje, të cilës nuk mund t’i vesh një bisht “pavarësisht”.
Berisha bën “përpara”. Megjithëse në çdo paraqitje vizioni të ri, kthehet pas tek “diktatura komuniste” dhe pinjollët e saj.
Diçka e mban mbërthyer atje. Frikë? Ai i ka mundur të gjithë “komunistët”. Nostalgji? S’ka më shokë “komunistë”. Ndoshta nuk do që shqiptarët të harrojnë se emri i tij është lidhur me rrëzimin e sistemit komunist, apo ndoshta fitorja e 22 marsit të largët, tashmë ditë feste, është triumfi më i drejtë në zgjedhjet shqiptare, dhe emri i Sali Berishës, ishte atëkohë shpresa… Shumë ujë ka rrjedhur prej atëherë. Shumë situata kanë ndryshuar. Nuk ka ndryshuar vetëm elektrizimi i Berishës përballë njerëzve, megjithëse njerëzit nuk elektrizohen më aq shumë prej tij.
Berisha “është ndryshimi”. E vërtetë. Vetëm ai mund të ndryshojë diçka në Partinë Demokratike. Askush tjetër. Të gjithë që kërkojnë ndryshim, largohen. Disa për t’u rikthyer sërish, e disa për t’u përballur vetëm një herë… e për të humbur. Berisha është i ndryshueshëm, në pandryshimin e përjetshëm të tij, pushtetin.
Pushtet që e kërkon sërish në 23 qershor, në të tretin qershor. Ndoshta për të vendosur edhe një rekord të ri, për të hyrë në histori si kryeministri që iku nga pushteti duke qenë në pushtet.
Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.03.2103
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com