Kineasti portugez Manoel de Oliveira vdiq sot në moshën 106-vjeçare, njoftoi regjisori Luis Urbano, duke cituar burime familjare.
Manoel de Oliveira ishte dekani botëror i kinemasë. Që prej daljes së filmit në vitin 1931, në kohën e filmit pa zë, ai xhiroi 50 filma artistikë me metrazh të gjatë dhe dokumentare.
Lindur më 11 dhjetor 1908, në veri të vendit, djali i një prodhuesi të apasionuar me kinemanë, ky atlet i mbushur me frymëzim, ishte i riu i parë që debutoi në moshën 20-vjeçare në një film pa zë "Fatima e mrekullueshme".
Në vitin 1931, ai xhiroi dokumentarin e parë, gjithashtu pa zë.
Qeveria portugeze dekretoi sot dy ditë zie kombëtare pas vdekjes së kineastit, Manoel de Oliviera, i cili vdiq në moshën 106-vjeçare në shtëpinë e tij në Porto.
Vdekja e dekanit botëror të kinemasë ngjalli një valë emocioni në Portugali. Ceremonia mortore do të zhvillohet nesër pasdite në Porto, qyteti i tij i lindjes./atsh/
/Shqiptarja.com