'Poseidoni' ynë që na mbron nga detet dhe tërmetet

'Poseidoni' ynë që na mbron nga detet dhe tërmetet

Foto ilustruese

Në ditën e fundit të negociatave për koalicionet më 2013, Kreshnik Spahiu që drejtonte Aleancën Kuq e Zi dhe kishte ngritur një dallgë patriotizmi në betejën me protesta për kufirin detar me Greqinë, nuk ra dakord me Edi Ramën për numrin e deputetëve në listë.

Siç e tregon Ilir Meta, ai, i ishte drejtuar në mesditë Ilir Metës, për një takim kokë më kokë, me shpresë se mund të bënin bashkë një koalicion, duke ndarë qarqet ku të udhëhiqte LSI dhe Aleanca Kuq e Zi.

Ilir Meta e kishte shmangur me humor.

-Dëgjo, i kish thënë. Partia jote merret me tema të mëdha, me Detin, me kufirin, me Atdheun. Ky elektorati im, do ndonjë vend pune dhe ndonjë lek. Nuk funksionon.

Dhe ishin ndarë duke i thënë të vërtetën.

Pasi i tregonte skenën, Ilir Meta qeshte me të madhe.

Mu kujtua sot ky rrëfim i tij, kur pashë Monika Kryemadhin, në një varkë duke bërë plazh në Jalë, që e justifikonte nxirjen në diell si një mënyrë simbolike për të “nxirë” patriotizmin e Edi Ramës, që kërkon ti “falë detin grekut”.

Mu duk se kishte evoluar paksa, se në fakt fjalori i vërtetë i asaj partie është “do shesë detin grekut”. Të paktën këtë radhë e kishte trajtuar si bamirës.

7 vite më vonë, Ilir Meta paska hequr dorë nga motivet e partisë së tij “për ndonjë vend pune dhe ndonjë lek” dhe hipën gruan në një varkë për të imituar Kreshnik Spahiun e vitit 2013.

Ai tani ka vendosur të jetë një lloj “Poseidoni” ynë, zoti i detit dhe i tërmeteve. Sipas Mitologjisë, ai ishte zot i oqeaneve dhe tërmeteve në tokë. Në qiell ishte Zeusi ndërsa në tokë Hadi. Këtë të nëntokës e bën Berisha.

Dhe Poseidoni ynë i ka dhënë provat për këtë. Ka parashikuar tërmete dhe tani ka hipur gruan në varkë të mbrojë detet.

Poseidoni, kishte afera dhe raporte seksuale me shumë hyjnesha, gjysmë hyjnesha si dhe me njerëz të zakonshëm, dhe nga këto lidhjet i kanë lindur shumë fëmijë që i përdorte për qëllime të tij.

Edhe “Poseidoni” ynë po përdor çdo marrëdhënie të tij për të kryer misionin e vet. Edhe Kampin e të rinjve të Jalës.

Por ky e ka pak më të lehtë.

Komisioni që mund të negociojë marrëveshjen e “detit”, i takon me ligj “Poseidonit” tonë. Aty, ai mund të vendosë gruan, dhe gjithë burrat e gratë që ai ka marrëdhënie dashurore politike. Kështu që mund të jemi të qetë për “detin”.

Për tërmetin po ashtu të jetë i qetë pasi detyra e tij si parashikues e ka bërë punën e vet, ndërsa qeveria po i rindërton shtëpitë e prishura.

Vetëm një lutje kam.

Aty ku pushon ai dhe zonja e tij, për shkak të pushtetit që kanë në tokë dhe në det, mes shumë gjërave të paligjshme, kanë mbushur dhe detin duke e afruar kufirin tonë me Greqinë në mënyrë artificiale.

Nëse do bëhen matjet sot në vilat ku fle “Poseidoni” ynë, Greqia përfiton nga fakti se ai ka shtyrë rreth 50 deri 100 metra detin me mbushje në drejtim të Greqisë dhe e shumëzuar me kilometrat detare bëhen hektarë të tërë.

Kam frikë se më shumë det do humbasim nga zaptimi detit prej tij, se sa nga marrëveshja sipas ligjeve ndërkombëtare me Greqinë, që do bëhet prap prej tij.

Ndaj është mirë që Monika pasi të kthehet nga xhiroja në det, të na rikthejë gjithë gjiret e mbushura me lejet e saj si zaptuese, që të na lehtësojë negociatat me Greqinë. Për Lalzin s’ka problem se me Italinë e kemi zgjidhur me kohë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 31/08/2020 14:20

    Mero Mir e ke po gjiret sti jep dot se i do iliri!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ndonje gje tjeter mbase mund ti vij keq edhe ta jep. Keta qener skan lene gje pa vjedhur e pa shitur. Prandaj i rrin afer politikes e deri me sot e kan cuar ujin ne mullirin e tyre. Mbase do zoti e do kthej era ndonje dit e varka e saj te mbytet sic i takon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren