Post trauma e tërmetit tek fëmijët, psikologia ka një APEL të rëndësishëm për prindërit

Post trauma e tërmetit tek fëmijët, psikologia ka një APEL të rëndësishëm për prindërit

TIRANË- Psikologia Lira Gjika ka dhënë disa këshilla se si duhet të reagojnë për të mbrojtur fëmijët e tyre nga kjo situatë paniku pas tërmetit të 26 nëntorit. Ajo shkruan se është shumë e rëndësishme që prindërit ta tejkalojnë këtë frikë, pasi përcillet në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe tek fëmija në atë që quhet " inteligjencë emocionale".

"Prindër, u vutë në provë të rëndë e të vështirë nga tërmeti. Frika nga të qenit i paaftë për të reaguar, kur gjithçka ishte në diskutim, ju ka mpirë, ju ka hutuar. Kur ndodhin situate të tilla tragjika, njeriu pushtohet nga ndjenja e braktisjes edhe pse mund të jetë midis njerzve. Frika që e ka pushtuar e bën të tkurren brënda vetes dhe kështu, komunikimi njeri-njeri gati ndërpritet. Por sapo situate zbutet, njeriu fillon të marrë “frymë” nëpërmjet shpresës dhe gjëja e parë, që bën, fillon të komunikojë me tjetrin, ndërsa prindërit, kontrollojnë e u flasin fëmijëve. Këtë proçes shpresëdhënës e udhëheq mëndja, që përpiqet të zbusë frikën e madhe, por shpesh herë njeriu nuk ja del ta “çajë” frikën dhe ngelet peng i sajë. Prindër përpiquni ta tejkaloni atë, që ndjeni, duke vënë mendjen në punë. Pranoni faktin, që shkencëtarët thonë, se nuk do të ketë më lëkundje shkatrimtare, si ajo e ditës së marrtë të 26 Nëntorit. Përpiquni të flisni me fëmijët dhe kthehuni në shtëpitë tuaja, nëse nuk kanë dëmtime të rezikshme. Frika juaj sa e drejtë e normale, aq më shumë, është e domosdoshme të tejkalohet. Frika e prindit tek fëmija, provokon frenim të psihës së tij. Prek pikërisht atë, që quhet “inteligjencë emocionale”, që është e lidhur me mirëqënien psikoemocionale të një individi. Prindër për pak kurajo, mos i lini fëmijët në këtë amulli frike", shkruan psikologia Lira Gjika.

Postimi i plotë i psikologes Lira Gjika

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë