TIRANE - Posta shqiptare synon të kthehet në një pikë reference sa i përket shërbimeve që ajo ofron në të gjithë vendin. Për drejtorin e këtij institucioni, Ardit Çela, ata tashmë janë në rrugë të mbarë dhe kanë mundur të përmirësojnë edhe situatën negative financiare të trashëguar gjatë 2013-ës.
"Kështu në 9 mujorin e vitit 2013 posta shqiptare ka rezultuar me një humbje prej 41.9 milionë lekësh, ndërkohë që vetëm në 3 mujorin e katërt kemi arritur që të reduktojmë humbjen nga 41.9 milionë lekë në 23.4 milionë lekë dhe sa i përket 2014, mund të them se në përfundim të 6 mujorit të parë Posta Shqiptare rezulton me performancë pozitive." tha Çela
Ambicja e drejtuesve të këtij institucioni është të zgjerojnë gjithnjë e më shumë gamën e produkteve që u ofrojnë qytetarëve.
"Ato kanë të bëjnë me shërbime e legalizime të dokumentave të ndryshme me ambasada, qoftë me ambasadën italiane por edhe me partnerë të tjerë. Arkëtim me vlera monetare për llogari të kompanive të ndryshme, ndërkohë që është fokusuar dhe i është dhënë një përparësi edhe shërbimit të euroxhiros dhe janë lidhur kontrata të reja me Francën, me Spanjën, me Lituaninë, me Serbinë e Kroacinë." u shpreh drejtori Çela
Çela ka garantuar se shërbimet janë të sigurta, ndërsa ka deklaruar se për punonjësit e gjetur me shkelje janë marrë 623 masa administrative. Duke filluar nga këshillim, largim nga puna e deri në kallëzime penale.
PDF - Analiza e plotë e Postës Shqiptare
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PDF - Analiza e plotë e Postës ShqiptareRedaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)