Post-Kongresi i PS, Spiropali: Do ndërhyjmë në administratë ku ka shefa që mendojnë se e kanë pushtetin me dekret hyjnor! Reformë në prokurorimin e tenderave

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte e ftuar në emisionin “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv ku foli për politikat e Partisë Socialiste pas Kongresit të mbajtur në 8 dhjetor.

Sa i takon spekulimeve se në mbledhjen e ditës së sotme të grupit parlamentar, kryeministri Edi Rama kishte kritikuar deputetët dhe u kishte përmendur edhe zgjedhjet e parakohshme, Spiropali sqaroi se nuk pati gjëra të reja, përveç kritikave për një vetëkorrigjim të PS-së në të ardhmen.

"Nuk kishte asgjë të re në mbledhjen e grupit parlamentar përveç asaj që thuhet vazhdimisht në mbledhjet tona. Ne duhet të vijojmë punën tonë me më shumë intensitet, për të bërë detyrën e përfaqësimit. Duhet të ndezim motorët ashtu si në kongresin e PS ndezëm motorët për angazhimin tonë elektoral. Kritika ka në vijimësi dhe nevoja për vetëkorrigjim është gjithmonë prezentë. Kjo është arsyeja përse ne nuk jemi të vetëkënaqur me punën tonë në parlament po ashtu në qeveri apo administratë. Kemi nevojë për ndryshime që e bëjnë punën tonë më produktive”- tha Spiropali.

Ajo u shpreh se së shpejti do të ketë një reformim të zinxhirin e prokurimit publik për  të penguar shkeljen e procedurave të tenderave. Ministrja tha se do të ndërhyhet edhe në administratë ndaj personave të cilët kryejnë shkelje me mendimin se pushteti i tyre nuk buron nga populli.

“Të adoptosh 4 mijë ligje të BE dhe t’i fusësh në korpusin tënd administrativ, nuk mjafton. Prandaj do bëjmë një reformë në gjithë zinxhirin e prokurorimit, ku jo çdokush mund të fusë dorën e të bëjë si të dojë në procedurat e tenderimit. Të gjithë proceset kanë të bëjnë me këtë, luftën kundër korrupsionit në administratë. Ne e dimë se ka plot shefa në administratë që mendojnë se pushteti i tyre nuk buron nga qytetarët por u ka rënë me ndonjë dekret hyjnor. Do ndërhyjmë edhe në administratë për vetëkorrigjim e ndëshkim nëse duhet”- tha ministrja.

Sa i takon Kongresit të PS që do të mbahet në pranverë ku do të ketë zgjedhje për Kryesinë dhe Asamblenë, Spiropali tha se jo detyrimisht Kongresi do të jetë lidhur me ndryshime në qeveri

“Duket sikur zhgënjejmë në kongrese se flasim për ndryshime të qeverisjes duke ecur më shpejt, dhe flasin për ndryshime në qeveri e ndryshime emrash. Nuk i jepemi kësaj ideje. Edhe zgjedhje do kemi në kongresin e ardhshëm, për Asamblenë”- u shpreh ajo.

Duke komentuar përjashtimin e 7 deputetëve të grupit të Berishës e Bardhit për 10 ditë nga seancat plenare, Spiropali kujtoi propozimin e socialistëve lidhur me ndryshimin e rregullores së Kuvendit dhe e cilësoi si të domosdoshme ndëshkimin e deputetëve të cilët shkaktojnë kaos në seancë dhe fyejnë dinjitetin e punonjësve të Gardës.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 12/12/2023 09:32

    Kjo këngëtarja e Vucicit ”vallzon” lakuriq… vet është bër miliardere mbi kurrizin e popullit shqiptarë…!

    Përgjigju
  • GENTI: 12/12/2023 03:42

    Po para me pak se njeviti ndryshuan ligjin per prokurimet se demek kishte korrupsjon Tani prape ? Mor po mban ndonjeri pergjgjesi ne kete qeveri ?

    Përgjigju
  • Gazepi: 11/12/2023 21:22

    Po doganat apo aty e ndrite ti

    Përgjigju
  • adi: 11/12/2023 20:35

    Ke nja du drejtor palaco ne Ministrine r Financave ne drejtori qe meren me kredite e keqija. shifi dhe qerojini se hiqen sikur jane ke prona e tyre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë