Potenciali i Shqipërisë për energji të rinovueshme, Rama: Po punojmë me 2 projekte të reja

 

Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë për të bashkëpunuar në mënyrë rajonale për tregun energjetik. I pyetur se cili është potenciali që ofron Shqipëria për energjinë e rinovueshme, Rama shprehet se po punohet me 2 projekte të reja.

“Do të doja të theksoja rëndësinë e rajobnalizimit të tregut energjetik. Është e udhës që ne të bashkëpunojmë që këto tregje të jenë të strukturuara drejt një harte që ne shpresojmë të kemi mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë nga Norvegjia si model suksesi se si së bashku me vendet e tjera nordike kanë organizuar tregun e energjisë rajonale.

Ka 2 projekte të reja me të cilat po punohet në vendin tonë, njëra është impianti lundrues i energjisë diellore në pjesën e hidrocentralit të Devoll dhe tjetra një sistem pompimi që do të bëjë përdorimin më shumë se 1 herë të ujit që shërben për të prodhuar energji”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Kriza dhe energjia, samit Ballkani Perëndimor-Norvegji në Beograd! Rama: Treg rajonal për energjinë, vetëm kështu jemi të fortë në këtë kohë lufte


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë