Pozitiv Sejko dhe Balluku! COVID-19 në Shqipëri, regjistrohen 6 viktima dhe 275 raste të reja në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 275 raste të reja me koronavirus prej 1422 testeve të kryera.

I lartë mbetet numri i viktimave teksa këtë të enjte 6 persona humbën betejën me koronavirusin duke e çuar numrin total në 499. Bilanci më i lartë i infektimeve mbetet në qytetin e Tiranë me 163 raste të reja.

Ndërkohë 114 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi duke e duke e çuar në 11.007 numrin e personave që kanë fituar betejën.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Janë shëruar 114 qytetarë, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 61 vjeç nga Korça, 67 vjeç nga Pogradeci, 69 vjeç nga Lezha, 71 vjeç Vlorë, 73 vjeç nga Fieri dhe 74 vjeç nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                                         275

Të shëruar ne 24 orë                                      114

Të shtruar në spitale                                       291

Humbje jete në 24 orë                                         6

Testime ditore                                                  1422

Testime totale                  122,426

Raste pozitive                       20,315

Raste të shëruara               11,007

Raste Aktive                            8,809

Humbje jete                              499

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               4468

Durrës                  837

Fier                         650

Korçë                    544

Shkodër                522

Lezhë                     396

Elbasan                  378

Vlorë                    352

Berat                    256

Kukës                   184

Gjirokastër          131

Dibër                      91

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:13
Pas ministres Balluku/ Guvernatori i Bankës, Gent Sejko me COVID-19

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko konfirmohet Pozitiv me COVID- 19. Më herët është konfirmuar pozitiv dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. 

Ora 08:26
Infektohet me Covid ministrja Belinda Balluku, karantinohet me simptoma të lehta

Covid prek edhe kabinetin ministror të kryeministrit Edi Rama. Sot ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se ministrja Belinda Balluku, ka rezultuar pozitive me Covid pasi ka bërë testimin.

Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës.

"Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë", thuhet më tej në njoftimin e ministrisë.

Balluku nuk është e para në Kuvend që është infektuar me Covid. Më herët të prekur kanë qenë edhe deputetë të tjerë të mazhorancës dhe të opozitës, këtu përmendim disa prej tyre si Adriatik Alimadhi, Eljo Hyska, Ralf Gjoni, kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, të cilët janë shëruar.

Së fundmi janë rritur rastet ditore të infektimeve me Covid në vend, ku dje u raportuan 311 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët në fundit nga COVID- 19, duke shënuar një rekord të ri të shifrave të infektimit në vendin tonë. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë shënuar  20,004 infektime, ku  8,618 janë raste aktive. Ndërkohë në spitale numri i të shtruarve arriti në 289.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bluray: 29/10/2020 17:43

    Balluken e kane zen hakat e grave naftetare.Me vjen shume keq per kovidin ne cfare njeriu ka ren.

    Përgjigju
    • Haku: 29/10/2020 18:49

      Kur se kap saliun haku i naftetareve kesaj ska ci ben

  • Mitro: 29/10/2020 17:16

    U bene partite si kioskat e dikurshme buze Lanes.Do ishte mire te lejoheshin fraksionet neper partite kryesore dhe ato te sherbenin si fraksione,per parti do perfundojne si Blushpartia,partia e Bojaxhiut etj ose do ju ngjiten prape partive nga kane dale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës