TIRANE- Janë me mijëra ushtarak të cilët janë liruar nga detyra dhe nuk u njihen vitet e punës nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shkak për këtë janë humbja e dokumenteve gjatë viteve të rënies së diktaturës. Në këtë periudhë nuk janë njohur vitet e punës pavarësisht se ushtarakët kanë qenë në detyrë. Janë nga 1 muaj deri në 3 vite që nuk njihen nga ISSH. Për këto periudha ish-ushtarakët humbasin nga pensioni i tyre deri në 4000 lekë të reja, ndërsa për disa të tjerë nuk arrijnë të marrin të plotë pensionin. Për këtë arsye është hartuar një projektligj i ri i qeverisë që detyron Institutin e Sigurimeve Shoqërore që ti njohë këto vite pune.
/Shqiptarja.com











