TIRANË- Zv.ministri i Arsimit dhe Sportit, Arbian Mazniku në një prononcim për ATSH-në u shpreh se "javën e ardhshme do të kalojë Pr/ligji mbi Arsimin e Lartë në të cilin janë reflektuar propozimet e grupeve të interesit".
Sipas Maznikut, janë bërë ndryshime në çështjet që kanë të bëjnë me nivelin e përfaqësimit të senatit dhe me skemën e financimit të IAL-ve.
"Propozimet që janë marrë parasysh nga grupet e interesit janë në një linjë me frymën e reformës mbi Arsimin e Lartë", deklaroi Mazniku për ATSH-në.
Ndërsa sot dhjetra studentë dhe pedagogë kanë protestuar para selisë së kryeministrisë, duke shprehur qëndrimet e tyre kundër reformës në Arsimin e Lartë./ATSH/









